“Xhavit a i zgjodhe ti apo Simatoviçi, Veselin në krye të SHIK-ut dhe Marën shef të shërbimit në LDK-së?: Përmenden edhe disa vrasje

Politika

“Xhavit a i zgjodhe ti apo Simatoviçi, Veselin në krye të SHIK-ut dhe Marën shef të shërbimit në LDK-së?: Përmenden edhe disa vrasje

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2019 Në ora: 16:32
Xhavit Haliti

Pyetjet e radhës të Murat Jasharit për Xhavit Halitin, kanë të bëjnë me Kadri Veslin, Ramë Maraj dhe Elmi Reçicën.

Jashari e pyet Halitin se në Qeverinë e Përkohshme nuk ishte zyrtarisht Xhavitit, mirëpo thotë se pse ministri i Punëve të Brendshme, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli i kanë raportuar?

“A do të thotë se ti ishe mbi SHIK-un, mbi qeverinë, apo jo? A ishte e njëjta gjë edhe në Shqipëri? Kush e zgjodhi Kadri Veselin si shef të SHIK-ut, ti apo Simatoviçi? Kush e zgjodhi Ramë Marën si shef të shërbimit të LDK-së, ti apo Simatoviçi?”, pyet Jashari?

Jashari e pyet Xhavitin se “Kur kishte nevojë për të likuiduar njerëz të mirë, ose pengesa brenda LDK-së? Ramë Mara a e konsultonte Kadri Veselin, apo kalonte përmes Genc Kelmendit?”

“Kur kishte nevojë për të likuiduar ushtarë lirie të UÇK-së, Kadri Veseli takonte drejtpërsëdrejti Ramë Marën apo përmes të Genc Kelmendit?”, këto janë disa pyetje të Murat Jasharit drejtuar, Xhavit Halitit.

Më poshtë ua sjellim edhe 50 pyetje të tjera:

251. A e shihni se çfarë shoqërie ka shefi i SHIK-t tuaj!?

252. Çdo punë e tyre lidhet me serbë, me serbofila, dhe me shërbime serbe, apo jo?

253. Në Rambuje a ishin Kadri Veseli dhe Ramë Mara?

254. Në Rambuje a ishte Frenki Simatoviç (Shërbimi i brendshëm i Serbisë) dhe bashkë më të edhe Xavier de Bou de Marnac (shef i shërbimit francez DGSE) dhe a u takuan Kadriu dhe Rama me ata?

255. A është e vërtetë se kur Marrëveshja për Autonomi u nënshkrua, Bou de Marnac ka kërcyer prej gëzimit?

256. A është e vërtetë se Bou de Marnac (tash shef i EULEX-it) ka thënë se UÇK-në do ta thyejmë në kurriz, do t’i vrasim si qentë nëpër rrugë?

257. Kur pranuat parimisht në Rambuje Autonominë në kuadër të Serbisë, a u gëzuat?

258. Kur nënshkruat për të realizuar Autonominë, a ishte i shkruajtur obligimi për çarmatosjen e UÇK-së, parashikuar në Kapitullin 7 neni 3?

259. Për të realizuar autonominë, a ishte obligim grumbullimi i informacioneve për “terroristet” e UÇK-së, sipas Masave të Ndërtimit te Besimit, neni XIII?

260. Për të realizuar Autonominë, a është deshtë të vrahen patriotët, të arrestohen patriotët, sepse ata nuk luftuan për autonominë, apo jo?

261. A jeni ju që keni vrarë patriotë, që keni vjedhur paret e luftës, që keni bllokuar armatimin, që keni pranuar Kosovën në kuadër të Serbisë, që keni çarmatos UÇK-në, që keni shti nëpër burgjet e UÇK-së atdhetarë e çlirimtarë?

262. Në fund të marrëveshjes, a shkruat që kjo marrëveshje duhet rregullohet në OKB me një Rezolutë, nën Kapitullin 7, a do të thotë e obligueshme, apo jo?

263. Rambujeja e juaj a është bërë Rezoluta 1244, e cila nuk po na le me ngritur kryet, të cilën e konfirmoi edhe nji në datë 24 korrik 2012, Ban Ki Muni?

264. A është vërtetë që në Rambuje i kishit pranuar të gjithat gjatë raundit të parë të bisedimeve?

265. Por ju shkuat në Kosovë për t’i bindur të tjerët, si Sulejman Selimin, etj., si dhe për me shmang Jakup Krasniqin nga mandatar të Qeverisë së Përkohshme, sipas kushtit që pat pranuar Rugova?

266. A është e vërtetë se ju i shkruat një letër ministrit të punëve të Jashtëm të Francës Hubert Vedrine më 23 shkurt 1999?

267. A është vërtetë se në atë letër ju pranuat Autonominë?

268. Të njëjtën ditë, më 23 shkurt 1999, a është pranuar me u krijua Qeveria e Përkohshme?

269. Ju krijuat bashkë me LDK, LBD qeverinë e përkohshme?

270. Kush e kishte këtë ide?

271. Kur ratë dakord me e formu Qeverinë, a ishte prezent Simatoviçi dhe Bou de Marnac?

272. Kjo qeveri e përkohshme a ka pas mision të realizoj këtë « Autonomi » të nënshkruar të njëjtën ditë?

273. A është e vërtetë se Rambuje është qytet kapur me Versaille?

274. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani në të njëjtin vend e kishte bërë qeverinë e vetë tradhtare?

275. A është e vërtetë se Esat pashë Toptani kishte patronë serbë dhe francezë?

276. A është e vërtet se ish- zëvendës drejtori i shërbimit francez (DGSE), Pierre Siramy, tash në pension, thotë haptas se Hashim Thaçi i është prezantuar francezëve nga shërbimi serb në fund të viteve të ’80-ta?

277. A është e vërtetë se Hashim Thaçi ka bërë presion tek DGSE Bou De Marnac për këtë punë?

278. A është vërtetë se ky njeri, Pierre Siramy, për këtë deklaratë, sot është në gjyq, në Francë?

279. A do të thotë kjo se shërbimi francez dhe serb janë promotorë të Qeverisë së Përkohshme për të realizuar këtë autonomi?

280. A është e vërtetë se gjithë ministrat e Qeverisë së Përkohshme janë sikur ti Xhavit?

281. A është e vërtetë se pas Rambujes Kadri Veseli, Ramë Maraj dhe Elmi Reçica kanë bërë disa trajnime në Francë?

282. Në Qeverinë e Përkohshme ti Xhavit nuk ishe zyrtarisht, apo jo?

283. Pse ministri i punëve të brendshëm, Rexhep Selimi, dhe Kadri Veseli të kane raportuar?

284. A do të thotë se ti ishe mbi SHIK-un, mbi qeverinë, apo jo?

285. A ishte e njëjta gjë edhe në Shqipëri?

286. Kush e zgjodhi Kadri Veselin si shef të SHIK-ut, ti apo Simatoviçi?

287. Kush e zgjodhi Ramë Marën si shef të shërbimit të LDK-së, ti apo Simatoviçi?

288. Kur kishte nevojë për të likuiduar njerëz të mirë, ose pengesa brenda LDK-së? Ramë Mara a e konsultonte Kadri Veselin, apo kalonte përmes Genc Kelmendit?

289. Kur kishte nevojë për të likuiduar ushtarë lirie të UÇK-së, Kadri Veseli takonte drejtpërsëdrejti Ramë Marën apo përmes të Genc Kelmendit?

290. Takimet Kadriut me ta, a bëheshin në katin e dytë të Hotel Grandit, të cilin e menaxhonit ju Zekë?

291. Pas luftës a erdhi i ndjeri Jashar Salihu, kryetar i «Fondit Vendlindja Thërret» në Tiranë?

292. Jashar Salihu a kërkoi të bënte bilancën e Fondit, apo jo?

293. Si u përgjigjen Adem Grabovci dhe Hashim Thaçi?

294. A e kërcënuan Jashar Salihun në familje?

295. A kërkuan paret e fundit, 9 milion franga të Zvicrës?

296. A e helmuat Jashar Salihun në Tiranë?

297. A morri menjëherë kancerin?

298. Helmimi i Jashar Salihut a është bërë për të mos dhënë llogari?

299. Po Xheladin Gashi-Plakun si e helmuat dhe ku?

300. Zekë, shumë bukë ke ngrënë te Rexhep Halimi dhe shumë pare xhepi të ka dhënë. Po veç njeriu i pa shpirt dhe shumëfishë i shitur tek të huajt, mund ta bëjë atë që e ke bë ti! Si të shkojë mendja me e helmu?!

Vazhdon...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat