Deputeti i LDK-së: Pse i ka rrok paniku, kur Thaçi po flet për sukses të madh për Kosovën

Politika

Deputeti i LDK-së: Pse i ka rrok paniku, kur Thaçi po flet për sukses të madh për Kosovën

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2019 Në ora: 17:31
Haxhi Avdyli

Lidhja Demokratike e Kosovës, dhe Partia Demokratike e Kosovës, si njëherë më parë kanë filluar akuzat e ndërsjella për njëra-tjetrën.

LDK-ja, gjithmonë ka akuzuar PDK-në dhe krerët e saj për shumë gjëra negative që po ndodhin në Kosovë dhe që kanë ndodhë në të kaluarën.

LDK-ja, SHIK-un dhe PDK-në e ka akuzuar gjithmonë për vrasje të zyrtarëve dhe veprimtarëve të saj, e këtyre akuzave iu patën bashkuar edhe LVV-ja.

Megjithatë, tashmë ka ndodhur furtuna e PDK-së në drejtim të LDK-së.

Ish-kreu i SHIK-ut, tashmë kryetari i PDK-së, njëherësh edhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka filluar “luftën speciale” ndaj LDK-së.

Megjithatë, këto reagime dhe ky konflikt i PDK-së karshi LDK-së për dialogun me Serbinë vlerësohen mjaftë të ashpra dhe të padrejta.

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli thotë se, politikanët e PAN-it duan që dëmin e tyre ndaj interesave të vendit ta ndajnë me LDK-në.

“Të vetëdijshëm që nuk përfaqësojnë vullnetin real të shumicës, e të etur për pushtet, politikanët e PAN-it duan që dëmin e tyre ndaj interesave të vendit ta ndajnë me sa më shumë akterë e veçanërisht LDK. Po a do iu shkonte mendja këtyre që natën shajnë ditën thirrin për unitet, t`i thërrisnin partitë opozitare për një fitore të madhe të Kosovës. Këta do dilnin 24 orë në TV për t`i marrë meritat e duke nënçmuar rolin e LDK-së po ta dinin se nga ky dialog kthehen me njohje të Kosovës nga Serbia e me Luginën e Preshevës brenda Kosovës”, thotë Avdyli për gazetën “Bota sot”.

Ai shton se, nëse PAN-i me 40 deputet shqiptarë duan që ta udhëheqin shtetin, atëherë le ta udhëheqin edhe dialogun.

Deputeti shton se, këta i ka rrokë paniku.

“Këta si duket kanë bërë atë pazarin e dëmshëm e po duan ta ambalazhojnë me përkrahje qytetare e parlamentare. Nëse po duan të udhëheqin me shtetin me 40 deputet shqiptarë, le ta udhëheqin edhe dialogun, e le ti marrin të gjitha meritat për marrjen e njohjes dhe të Luginës. Edhe ne si parti opozitare e si Kosovarë do u duartrokasim për këtë sukses. Pse i ka rrok paniku, kur Thaçi po flet për sukses të madh për Kosovën nga ky dialog? A thua aq po e dashkan LDK-në që ta ndajnë këtë sukses me të. Askush si u beson më rrenave infantile të tyre më”, thekson deputeti Haxhi Avdyli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat