Profesori i njohur e quan PDK-në, bisha të egra dhe të çartura

Politika

Profesori i njohur e quan PDK-në, bisha të egra dhe të çartura

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2019 Në ora: 18:48
Krerët e PDK-së

Profesor dr. Binak Maxharraj i quan bisha të egra krerët e PDK-së.

Ai thotë se, PDK-ja i ka punët pisk me dialogun.

“Bishat e egra kur të çartën, ato e shtojnë turrin dhe sulmojnë nga të gjitha anët. Këto ditë PDK nuk dallon fare nga bishat e egra, sepse vërtetë ata janë bisha të çartura sulmojnë nga të gjitha anët kur janë në zor. S'do mend së këto ditë PDK e kanë kapë edhet është sëmur mentalisht dhe sillet kështu si e çartur, veç sulmon kur është në nevojë, e kur nuk është në nevojë ajo ua jep shkelmin partnerëve. PDK i ka punët pisk më dialogun, ka mbetur ka sharrua në të si në një ndyrësirë, sepse dialogu në të cilën është ngujua nuk është gjë tjetër veçse një ndyrësirë i cili i sjell dëm të madh vendit, dhe kjo do të vërtetohet së shpejti se çfarë loje të fëlliqet është tu luajt PDK”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, PDK-ja, pasi që është ngujua keq më dialogun ajo po kërkon shpëtim te opozita.

Image
Prof. Dr. Binak Maxharraj

“Por kur opozita e sidomos LDK ka ngulë këmbë se kësaj radhe nuk do t’i del në ndihmë bishës së çartur PDK, ajo nga inati e ka lëshuar të tërë arsenalin e saj kundër LDK-së që nga kryetari i saj e më poshtë. Kjo është një fushatë denigruese e Klanit Pronto, shumë shqetësues që kemi një parti të tillë në skenën politike, më njerëz analfabet të cilët nuk dinë të bëjnë shtet, por dinë të shkatërrojnë shtetin. Edhe dialogu është në funksion të shkatërrimit të shtetit, dhe mu për këtë i ka kapë panika, janë bë si të çartur, të humbur, kërkojnë ndihmë, kërkojnë shpëtim”, pohon ai.

Profesori shton se, LDK-ja e ka mësuar “lojën e tradhtisë” së PDK-së dhe kësaj radhe ka vendosur që mos ti del në ndihmë, dhe kjo është mençuri e sajë, për të mos e nxjerrë fundërrinën PDK nga plehu që ka ra.

“Gjithë kjo fushatë denigruese ndaj LDK, e ka vetëm një qellim për të ia lënë LDK një pjesë të patates së nxehtë në dorë, për të nda përgjegjësin më LDK, po ku ndahet përgjegjësia për diçka që nuk ka marrë pjesë në të. PDK e bënë këtë për ta shpëtuar fytyrën e saj të zezë, për ta ndarë përgjegjësinë me LDK-në. Populli së shpejti do ta kuptojë për kompromiset që i ka bërë Hashim Thaçi krye në vete, do të kuptojë se një mëngjes populli do të mbetet pa frymë kur të kuptoi se ka mbetur pa pjesën më të pasur në botë, veriun e Kosovës. Kjo është tradhtia më e madhe që i bahet vendit, shtetit te vetë, por ky huligan politik i drejtuar kryesisht nga Serbia dhe Rusia nuk ka dert që për interesa personale ta shes edhe shtetin e vet. Këtë njeri historia do ta dënojë shumë keq”, përfundon profesor dr. Binak Maxharraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat