“Ekziston marrëveshja përfundimtare në Bruksel, pritet vetëm palët ta nënshkruajnë”

Politika

“Ekziston marrëveshja përfundimtare në Bruksel, pritet vetëm palët ta nënshkruajnë”

Nga: N.Sh Më: 8 janar 2019 Në ora: 21:30
Hashim Thaçi, Mogherini dhe Vuçiqi

Njohësi i çështjeve juridike dhe politike në Kosovë, Blerim Burjani, thotë se, ka dyshime për marrëveshje Kosovë-Serbi, dhe nëse është kështu, ai thotë se, atëherë nuk ka nevojë për kurrfarë uniteti, pasi që, është akt i kryer.

Ai thotë se, ka disa paralajmërime ndërkombëtare se marrëveshja Kosovë-Serbi duhet të bëhet shumë shpejt.

Image
Blerim Burjani

“Atëherë, një marrëveshje e tillë ekziston, por pritet që dy palët të nënshkruajnë dhe të gjitha tjerat në relacion Kosovë-Serbi, janë shfaqje teatrale e asgjë më shumë”, thotë Burjani për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, mund të ndodh që një marrëveshje ekziston dhe se konsensusi kërkohet për të aprovuar atë në Kuvend, por jo që do të ketë dialog.

Andaj, Burjani thotë se, reagimi i ashpër i LDK-së, është një lloj treguesi se diçka nuk është mirë.

“Pazaret e presidentit Hashim Thaçi janë problematike, sepse nuk dihet se çfarë janë. Bazuar në njohurit e mia dhe përvojën time, atëherë një marrëveshje mund të jetë shumë precize me shumë pak tekst dhe me domethënie përfundimtare. Kjo i bien që, mund të ekzistoj një tekst i shkruar dhe kërkohet vetëm pëlqimi i palëve, pra mendoj se mund të jetë kështu”, thekson Burjani.

Ai shprehet se, nëse veç ka një marrëveshje të tillë, atëherë nuk ka nevojë për teatër, dramë e debate të kota në Kosovë.

Ai thotë se, nuk ka nevojë as për tu bërë bashkë në këtë temë, sepse këtu nuk ka dialog, por ka akt të kryer.

“Mendoj, se më mirë me mbet kështu si është, përgjegjësinë për marrëveshje le ta merr PAN dhe PSD, por nuk ka nevojë që të gjithë të marrin përgjegjësi për diçka që, nuk dinë se çfarë ka ndodhë me dialogun më herët”, përfundon Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat