Vetëvendosje nuk e përjashton listën e përbashkët zgjedhore me LDK-në  

Politika

Vetëvendosje nuk e përjashton listën e përbashkët zgjedhore me LDK-në  

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 8 janar 2019 Në ora: 23:17
Albin Kurti, Isa Mustafa

 “Më shumë bindje them se fundi i kësaj qeverie është në vitin 2019, dhe me një bashkëpunim më të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri edhe në një listë të përbashkët do të jetë edhe fundi i Hashim Thaçit”, ka thënë deputetja e opozitës.

Viti 2019 po paralajmërohet se do të jetë fundi i Qeverisë Haradinaj. Të tilla paralajmërime vijnë nga partitë opozitare të cilat shprehen të bindur se fundi i kësaj legjislature do të ndodhë në ketë vit, ani pse nuk japin shumë detaje nga planet e tyre që kanë për rrëzimin e saj.

Mirëpo, deri më tani, problematike për opozitën po del të jetë mungesa e unitetit politik mes tyre, gjë e cila edhe po e pamundëson realizimin e kërkesës së tyre të “kamotshme”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë me dije se fundi i Qeverisë Haradinaj do të ndodhë gjatë këtij viti, përderisa nuk kanë sqaruar më konkretisht se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Ndërsa, skeptik me planin e krahut opozitar, shprehën të jenë shoqëria civile. Sipas tyre, për shkak të mungesës së numrave, ka pak gjasa që opozita të ngritë një mocion për rrëzimin e qeverisë edhe në vitin 2019-të.

LDK kërkon zgjedhje

Lidhja Demokratike e Kosovës po vazhdon të kërkojë që vendi të shkojë në zgjedhje. Zëdhënësi i LDK-së Besian Mustafa në një konferencë për media ka thënë se koalicioni qeverisës është në panik dhe si pasojë e saj kanë nisur fushatë kundër LDK-së.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën "Bota sot", versioni i shtypur)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat