Fundi i Qeverisë Haradinaj

Politika

Fundi i Qeverisë Haradinaj

Nga: N.H Më: 9 janar 2019 Në ora: 07:19
Qeveria Haradinaj

Viti 2019 po paralajmërohet se do të jetë fundi i Qeverisë Haradinaj. Të tilla paralajmërime vijnë nga partitë opozitare të cilat shprehen të bindur se fundi i kësaj legjislature do të ndodhë në ketë vit, ani pse nuk japin shumë detaje nga planet e tyre që kanë për rrëzimin e saj.

Mirëpo, deri më tani, problematike për opozitën po del të jetë mungesa e unitetit politik mes tyre, gjë e cila edhe po e pamundëson realizimin e kërkesës së tyre të “kamotshme”.

Nga Lëvizja Vetëvendosje bëjnë me dije se fundi i Qeverisë Haradinaj do të ndodhë gjatë këtij viti, përderisa nuk kanë sqaruar më konkretisht se kur mund të ndodhë një gjë e tillë.

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, edhe pse nuk ka dhënë shumë detaje, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se fundi i qeverisë aktuale do jetë në vitin 2019-të.

Millaku shprehet e bindur se kjo mund të ndodhë vetëm me një bashkëpunim më të ngushtë mes VV-së dhe LDK-së.

Image
Drita Millaku

“Më shumë bindje them se fundi i kësaj qeverie është 2019 , dhe me një bashkëpunim më të ngushtë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, deri edhe në një listë të përbashkët do të jetë edhe fundi i Hashim Thaçit”, ka thënë deputetja e opozitës.

Tutje, ajo ka theksuar se me ketë do të përfundonte epoka më e zezë e bandave kriminale në Kosovë.

“Dhe do të përfundonte epoka më e zezë e bandave kriminale njëherë e përgjithmonë”, ka përfunduar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat