Ahmeti: Qeveria të mos përfillë deklaratën e Thaçit - Bota Sot
Ahmeti: Qeveria të mos përfillë deklaratën e Thaçit

Politika

Ahmeti: Qeveria të mos përfillë deklaratën e Thaçit

Nga: D. B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 20:57
Hidajet Ahmeti

Analisti politik Hidajet Ahmeti, ka thënë se, nga përvoja politike por edhe nga veprimet e fundit  të Presidentit Thaçi, shihet qartë se ka një çakordim të thelluar të veprimit institucional, e cila të bën të kuptosh se shteti i Kosovës është pa strategji e vizion të harmonizuar institucional.

 “Gjykoj se, veprimi i qeverisë për taksën ndaj produkteve serbe ka qenë nevojë e kohës, por veprimet institucionale duhet të jenë brenda domenit racionalist e jo në veprohet në mënyrë irracionale për të fituar poenë politik, apo për të përmbushur dështimet megalomane me veprime irracionale. Qeveria e Kosovës është në dijeni për një çakordim të thelluar i veprimit institucional në mes presidentit dhe qeverisë, shpesh edhe përzierje e kompetencave, por gjykoj se deklarata e Thaçit më shumë është deklaratë politike se sa deklaratë e cila ka brenda vetës diçka substanciale. Andaj, besoj që Qeveria e Kosovës nuk do të përfillë një deklaratë të tillë të zotit Thaçi, pasi është jashtë domenit të tij kushtetues e ligjor, e cila mbetet vetëm në rrafshin deklarativ, por e cila kompetencë i takon Qeverisë ta gjykoj efektin, dobësitë dhe përparësitë e venis së taksës ndaj Serbisë”, është shprehur analisti politik Ahmeti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...