“Taksa e vendosur nga Qeveria, do largohet me urdhrin e Thaçit”

Politika

“Taksa e vendosur nga Qeveria, do largohet me urdhrin e Thaçit”

Nga: D. B. Më: 9 janar 2019 Në ora: 21:42
Ilustrim

Njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri, konsideron se çështja e taksës dhe e rifillimit të bisedimeve ose formalizmit të marrëveshjes përmes ekipit shtetëror negociues është sa për të përgatitur opinionin e gjerë.

Image
Ismet Haziri

“Meqenëse çështja ishte te përditshmëritë e Kosovës nga “taksa” që Serbia t`i plotësojë kushtet e vëna nga Qeveria, konkretisht nga Ministria e Tregtisë, ndoshta do të kishte qenë absurd të besohet, sikur që është absurd kur sot Ministri del me qëndrimin se Presidenti është pa kompetenca të flas për “taksën”, me u shprehur drejtë ky qëndrim i Ministrit ishte inkurajues për momentin, se paska në Kosovë ma të fuqishëm se Presidenti –Thaçi, por shpejtë e kuptova se jam në halucinacione dhe se më u kujtua se Thaçi është shefi dhe pikë. Pra “taksa “e vendosur nga Qeveria, do te largohet me urdhrin e shefit, e dihet se shefi i vetëm është Presidenti Thaçi”, ka thënë Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat