Millaku: LVV është në rritje të shpejtë

Politika

Millaku: LVV është në rritje të shpejtë

Nga: G.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 16:15
Drita Millaku

Deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, ka thënë për gazetën “Bota sot” se sondazhet gjithmonë i kanë demantuar në zgjedhje, derisa përmend vitin 2017.

“Së pari dua të them se këto sondazhe nuk janë bërë nga LVV por nga UBO Consulting. E dyta është se gjithmonë sondazhet e bëra i kemi demantuar në ditën e zgjedhjeve kjo ka ndodhë edhe në 2017 në dy palë zgjedhje si ato parlamentare por edhe lokale. LVV është në rritje të shpejtë dhe kjo vjen si rezultat i angazhimit të strukturave, të qëndrimeve parimore të LVV që për asnjë moment nuk i ka ndryshuar por edhe si rezultat i gabimeve të njëpasnjëshme të qeverisë, pra të keqqeverisjes”, është shprehur ajo.

Deputetja Millaku shprehet e bindur se në zgjedhjet e ardhshme, të cilat thotë se do të mbahen këtë vit, VV do të dalë partia e parë.

“Anëtarësia e lëvizjes e vendit në vitin 2018 është rritur, p.sh në Prizren në vitin 2017 kemi pasur 1700 aktivistë ndërsa në vitin 2018 kemi 2587 aktivistë. Megjithatë unë mendoj se LV në zgjedhjet e ardhshme e që me bindje them se janë në këtë vit do të del partia e parë. Dhe këtë e them duke u bazuar në trendin në rritje për përkrahjen e Lëvizjes . Me shumë siguri, bindje e përgjegjësi them se LVV do të jetë partia fituese e zgjedhjeve”, ka deklaruar Drita Millaku për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat