Qeveritë shqiptarë Kosovë-Shqipëri i bëjnë qytetarët e vet të kenë turp dhe jo krenarë - Bota Sot
Qeveritë shqiptarë Kosovë-Shqipëri i bëjnë qytetarët e vet të kenë turp dhe jo krenarë

Politika

Qeveritë shqiptarë Kosovë-Shqipëri i bëjnë qytetarët e vet të kenë turp dhe jo krenarë

Nga: D. B. Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:21
Artur Roshi

Kosova është një vend i varfër që nuk i përmbush dot nevojat e qytetarëve të vet, por problemi qëndron tek optimizmi i njerëzve për t’ia dalë në vendin e tyre.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Artur Roshi, i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se këtu futet pikërisht roli i qeverisë i cili ndërton besimin e qytetarëve të saj, për një të nesërme premtuese të mirë.

Sipas tij, këtë gjë qeveria e realizon nëpërmjet politikave pro-biznes, paketës fiskale dhe prioriteteve zhvilluese të vendit.

“Qeveritë shqiptare deri më sot, kanë treguar se vijnë në pushtet për nevoja materiale të qeveritarëve që do të thotë për arsye banale. Mund ta krahasojmë me një familje që ka kryefamiljarin pijanec kronik dhe nuk do t’ia dijë për fëmijët e tij. Pra qeveritë shqiptare në Kosovë dhe Tiranë i bëjnë qytetarët e vet të kenë turp dhe jo krenarë siç dëshirojnë të jenë. Shqiptarët kanë ndjenjën e luksit ka thënë Mid’hat Frashëri dhe prandaj kërkojnë mirëqenie ekonomike si vendet e zhvilluara. Të kesh ndjenjën e luksit do të thotë të duash zhvillimin”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Artur Roshi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...