Sot, më 11 janar 2019, po bëhen dy dekada të plota nga vrasja e veprimtarit dhe gazetarit të shquar, Enver Maloku.
Enver Maloku ishte bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Rugova dhe gazetës kombëtare “Bota sot”.
Vrasja e tij ende nuk është zbardhur, ndërsa shpresa për një gjë të tillë po mbetet vetëm te Gjykata Speciale, e jo në institucionet e drejtësisë së Kosovës. Kjo dhe vrasjet e tjera të aktivistëve të LDK-së, janë klasifikuar si vrasje politike, shkruan “Bota sot”.
Kush ishte Enver Maloku?
Puna e Malokut, qëndrimi i tij kritik ndaj aktualitetit, por edhe qëndrimi në krye të një institucioni që po mbante barrën kryesore në informimin për jetën, luftën dhe mizoritë serbe në Kosovë, e vunë atë dhe familjen e tij para një varg kërcënimesh dhe rreziqesh.
Herën e parë, në korrik të vitit 1998, atë e huqi plumbi i një atentatori të panjohur, që po e priste për ta vrarë në derë të banesës së tij. Mesazhi ishte shumë i qartë: Kërkohej heshtja e Enver Malokut, heshtja e gazetarisë dhe e guximit për shprehje të lirë në Kosovë.
Me meritën e Malokut dhe të kolegëve të tij fjala u shqiptua guximshëm e pacenueshëm dhe institucioni që drejtoi ai punoi si kurrë më parë në punë të informimit të opinionit të brendshëm e të jashtëm në kohë okupimi të egër e lufte të ashpër.
Por, në pasditen e 11 janarit 1999, atentatorët tash ishin më shumë dhe, për fat të keq, nuk e huqën cakun. Pak metra prej banesës së tij në përdhesë të një blloku banesash në Breg të Diellit...
(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")