Qeveria i kundërpërgjigjet Thaçit e Veselit: Taksën e vendosëm ne - Bota Sot
Qeveria i kundërpërgjigjet Thaçit e Veselit: Taksën e vendosëm ne

Politika

Qeveria i kundërpërgjigjet Thaçit e Veselit: Taksën e vendosëm ne

Gresa Bajraktari Nga Gresa Bajraktari Më 11 janar 2019 Në ora: 00:01
Qeveria e Kosovës

“Ideja fillestare për taksen dhe bojkotimin e produkteve serbe është e LVV-së dhe pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe është e vendosur ligjërisht nga qeveria e Kosovës. Thaçi e ka kundërshtuar taksën dhe bashkë me Veselin kanë kërkuar që të hiqet. Si çdo herë në mënyrë të turpshme Thaçi tentoi të përvetësojë merita që nuk janë fare të tija sikurse edhe formimin e ushtrisë. Por, kjo gjë nuk ka rëndësi fare sepse qytetarët janë ata që vendosin embargon ndaj produkteve serbe duke mos i blerë ato”, është shprehur publicisti Haki Abazi.

Që kur Qeveria e Kosovës vendosi taksë ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjës, kishte reagime të shumta dhe vazhdon të ketë.

Bashkimi Evropian e Serbia kërkuan që ajo të hiqet, por që kërkesa për heqjen e saj pati dhe në Kosovë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se taksa duhet të hiqet, derisa së fundmi ka thënë se taksën e kanë vendosur zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli dhe jo kryeministri Ramush Haradinaj.

E për këtë çështje, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh zëvendëskryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, tha se taksa nuk ka qenë kundër dialogut dhe se ka qenë ide e tij që të vendoset taksa, e pastaj është përkrahur edhe nga Haradinaj dhe Veseli.

“Taksa nuk është vendosur me idenë që Serbia të njohë Kosovën. Unë jam ai që kam dhënë idenë për vënie e taksës. Ideja është përkrahur nga kryeministri Haradinaj dhe nga kryetari Veseli”, tha ai.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...