Ish-gazetari i luftës godet Thaçin: Për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, shokët e tij do t’i shtyn në furrën e zjarrit!

Politika

Ish-gazetari i luftës godet Thaçin: Për të shpëtuar nga Gjykata Speciale, shokët e tij do t’i shtyn në furrën e zjarrit!

Nga: N.Sh Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:35
Hashim Thaçi

Ish-gazetari i luftës, Rexhep Shahu thotë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për pushtet dhe interesa të tij, do të dorëzon cilindo shok, apo bashkpartiak të tij në Gjykatën Speciale.

Shahu thotë se, Thaçi ka ngritur një piramidë pushteti me jo meritorët, duke afruar në pushtet jo meritorët.

Image
Rexhep Shahu

“Sa më pyet se a do ti dorëzojë shokët e tij Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale nëse i duhet për të mbrojtë veten, kjo nuk ka asnjë hezitim, asnjë dyshim, pasi Thaçi ka ngritë një piramide pushteti me jo meritorë, ka afruar gjithmonë në pushtet jo më meritoret, jo më të zotët, jo më të aftët”, shprehet Shahu për gazetë “Bota sot”.

“Ai për pushtetin dhe interesat e tij dorëzon cilindo, edhe më të mirin e të mirëve dhe askush nuk i hyn në sy para vetes, asnjë kontribut nuk konsideron të askujt para vetes”, thotë ai.

Shahu tutje pohon se, presidenti Hashim Thaçi vetëm një grup të LPK-së i ka konsideruar si meritorë në Kosovë, por nëse vihet në pozitë të vështirë para Gjykatës Speciale, ai do t’i jep të gjithë për të shpëtuar veten.

“Ai gjithë pushtetin e tij e ka ushtruar me një grup njerëzish dhe ka përbuzë më meritoret, i ka anashkaluar.

Vetëm një pjesë LPK-istesh ka konsideruar ai si meritorë të Kosovës.

Kështuqë nëse vihet në pozitë të vështirë para Gjykatës Speciale, ai i jep të gjithë që të shpëtojë veten. Por druaj se ai që i shtyn të gjithë në furrën e zjarrit, flaka e përpin edhe atë”, përfundon Rexhep Shahu.

Gjykata Speciale, tashmë ka filluar punën e saj. Deri më tash janë dhjetëra ftesa dhe intervista që ka kryer me protagonistë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat