LDK-ja nuk ka pasur strukturë vrastare brenda shqiptare - Bota Sot
LDK-ja nuk ka pasur strukturë vrastare brenda shqiptare

Politika

LDK-ja nuk ka pasur strukturë vrastare brenda shqiptare

Idriz Zeqiraj Nga Idriz Zeqiraj Më 11 janar 2019 Në ora: 15:20
Vrasjet e pasluftës në Kosovë, foto ilustrim nga "Bota sot"

Eksponentët potencialë të krimit të organizuar, qoftë vrastarë politik, qoftë korruptivë, të hajnisë zyrtare, e kanë "lëshuar gojën" dhe shpifin pa doganë fare, sikur kamionat e tyre, kontrabandues të mallit, që kalojnë trarin e Tërminalit doganor, pa kontroll fare. "Koha do ta dëshmojë se shumë nga vrasjet politike, i kanë bërë njerëzit e LDK-së", - thonë ata, madje në emisionet publike televizive!

E vërteta është se LDK-ja kurrë nuk ka pasur strukturë vrastare brenda shqiptare. Nëse ata nisën nga ndonjë emër, i lakuar në media, i cili ka pranuar se ka bashkëpunuar me kreun e SHIK-ut, Kadri Veselin, e themi me bindje se ai nuk është pjesë e LDK-së. Tendenca për ta legalizuar organizatën terroriste SHIK, nëpërmjet Presidentit Rugova, pas shuarjes së Tij, tashmë, ka dështuar, sepse Ai nuk e ka pranuar fare atë. Kushdo që ka vepruar jasht këtij përcaktimi, nuk mund të jetë pjesë e LDK-së.

Këtë përcaktim të LDK-së e përforcon edhe kuadri madhor i FARK-ut, Kolonel Tahir Zemaj, Hero i Popullit, kur i përgjigjet provokimit të rëndë, deri në rrugaçëi, me krisma kallashi, në kazermëm e Prapaçanit, Ramush Haradinajt: "Unë nuk kam plumba për shqiptarë!" Ndërkohë, sjellja lopçare e banditeske e Ramushit, dëshmon jo për ndihmën e dhënë Kolonel Zemajt, por, për pengimin dhe sabotimin e luftës.

Edhe gënjeshtra e madhe e Ramushit, se "unë e kam përmbyllur Betejën e Loxhës", demantohet, bindshëm, nga komandanti i operativ i kësaj Beteje , major Nazif Ramabaja, kur, i habitur nga përrallisjet, në emisionin ke "T7", me Berat Buzhalën dhe Leonard Kërçukun, shënon në Facebook-un e tij: "Ramushi sheh ëndërr..." Kjo na kujton prillin e sivjem në Koshare, kur Hashim presidenti, në fjalën e tij, përmendi "rolin" e aksionit "Shigjeta" në Luftën e Kosharës! Dhe, demantimi i atypëratyshëm i Komandantit të Brigadës 138, në Koshare se "për ekzistencën e "Shigjetës", kemi mësuar vetëm pas çlimit të Kosovës!"

Shpifjet e eksponentëve të krimit për LDK-në, nuk kanë të sosur: "Gjykata Speciale po shërbëhet me dosje të hartuara nga LDK-ja. Për këtë është krijuar edhe një komision", - shpifë Bekim Haxhiu i PDK-së. Broçkulla! LDK-ja nuk ka bërë "as lavrën e miut", për hetimin, zbulimin e vrasjeve politike. Edhe tani, ndaj këtyre akuzave, reagojnë përgjumshëm, siç bëri njeriu i dytë i LDK-së, Agim Veliu, se "LDK-ja nuk ka pasur arsye për ta krijuar komisionin apo hartuar dosje!"

Realisht, LDK-ja ka pasur dhe ka njëmijë e një arsye, për ta ndihmuar Gjykatën Speciale në hetimin, zbulimin e ndëshkimin e kriminelëve, të cilët ekzekutuan burrat, vajzat dhe djemtë më të mirë ushtarakë dhe veprimtarë të LDK-së. Është detyrë e çdo qytetari të denoncojë e ndihmojë, në hetimin dhe zbulimin e krimit dhe të kriminelëve. Heshtja, pasiviteti, është pajtim me të keqen, pjesë e krimit. Gjenerali freng De Gol, në pesëshen e armiqve të Francës, i radhiste edhe indiferentët përgjatë luftës.

Krejt përçartë flet edhe shefi i Agimit, Isa Mustafa, kur lavdëron lëvriçën Editë Tahirin për dialogun! Pse, jo? Horrakja Editë shkriu, "si fluska bore" 6 pikëshin e Baki Mun-it dhe na "bindi" se dialogu me Serbinë, është vetëm teknik dhe "kurrë politik!?"

Dhe, në përmbyllje, po sjellim një konstatim të komandantit trim dhe fisnik të Kosharës, Hisen Berisha, i cili sfidoi shefat aktual të LDK-së, me kërkesën e bashkëpunimit me luftëtarët e Kosharës, për ta begatuar LDK-në,  me elektoratin e dikurshëm të Presidentit Historik, Dr. Ibrahim Rugova. Por, shefat klanorë të LDK-së, fort të koracuar, pretendojnë se kanë kuadrin dhe elektoratin e mjaftueshëm, për të qenë kryesuese e opozitës!

"Kur lapsin e kap injoranti, pushkën krimineli, pushtetin tradhtari, vendi kthehet në një xhungël, ku s`mund të jetojnë njerëzit", - konstaton luftëtari i djeshëm i Kosharës, Hisen Berisha. Shëmbullojmë me 800 djemtë e larguar, së fundi, nga Dardana, për në Evropë!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...