“Kontrabanda dhe krimi në veri, është i lidhur direkt edhe me strukturat politike në Serbi”

Politika

“Kontrabanda dhe krimi në veri, është i lidhur direkt edhe me strukturat politike në Serbi”

Nga: D.B Më: 11 janar 2019 Në ora: 20:45
Imet Rrahmani

Kontrabanda dhe krimi në veri, është i lidhur direkt edhe me strukturat politike në Serbi dhe me grupet politike të caktuara që përfaqësojnë serbët e Kosovës.

Kështu ka vlerësuar deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Imet Rrahmani i cili në një prononcim për “Bota sot” se në hapësirat ku nuk mbizotëron ligji dhe ku dora e shtetit është e shkurtër, natyrshëm që cdo gjë shndërrohet në oazë e krimit.

“Fatkeqësisht që dy dekada ajo pjesë e Kosovës ende nuk kontrollohet në tërësi edhe pse këto katër pesë vitet e fundit ka përparim. Aty gjejnë strehim kriminel të formateve të ndryshme, ku gjithkush mund ta merr me mend, e fajet i kanë të gjithë njësoj. Kosova ende nuk po arrin të fitoj luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit jo vetëm në veri por çdo kund. Pra Serbia për të hedhur fajin te Kosova e paraqet veriun si vatër ku gjenë strehim shumë kriminel nga Serbia”, ka thënë deputeti Rrahmani.

Sipas tij, Serbia me qasjen karshi Kosovës dhe veriut të ndarë është nxitësja e krimit.

“Kontrabanda dhe krimi në veri, është i lidhur direkt edhe me strukturat politike në Serbi dhe me grupet politike të caktuara që përfaqësojnë serbët e Kosovës. Vetëm organizmat ndërkombëtar të sigurisë dhe drejtësisë që veprojnë në Kosovë munden ta mbyll këtë kaptinë të errët në veri”, është shprehur deputeti Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat