“Dyfytyrësia e Veselit dhe PDK-së”

Politika

“Dyfytyrësia e Veselit dhe PDK-së”

Nga: A.M. Më: 11 janar 2019 Në ora: 21:53
Kadri Veseli - Foto ilustrim "Bota sot"

Sërish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i ka bërë ftesë krerëve të  institucioneve të vendit  si dhe udhëheqësve të partive politikë opozitare për të diskutuar për çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

Por, dy partitë opozitare të Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht refuzojnë të bëhen pjesë e ekipit të delegacionit të Kosovës.

Analisti politik, Faik Krasniqi  e ka quajtur dy dyfytyrësi ftesën për opozitën nga Veseli dhe PDK-ja.

“Konsideroj që Kadri Veseli dhe PDK janë duke u treguar shumë të bezdisshëm me këto ftesa bërë opozitës. Në njërën anë i fton për t'u bashkuar rreth dialogut me Serbinë, kurse në anën tjetër i etiketon me lloj-lloj emri. Është dyfytyrësi. Çfarë është me e keqja PDK kurrë publikisht nuk është distancuar nga Presidenti Thaçi për ndarjen e Kosovës”, ka thënë  ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi nuk beson se opozita do t'i bashkohet ekipit qeverisës për dialogun me Serbinë.

“Pastaj si pret që opozita t'i bashkohet një procesi dhe një ekipi që nuk janë asgjë tjetër veçse spektatore, dhe t'i bashkohen karvanit të atyre që me ose padashje janë duke u bërë pjesë e një tradhtie kombëtare. Prandaj nuk besoj që opozita do t'i bashkohet këtij ekipi qeverisës për dialog me Serbinë!”, ka përfunduar Krasniqi për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat