“Baton Haxhiu është zëdhënës i anës kriminale që ka marrë peng Kosovën”

Politika

“Baton Haxhiu është zëdhënës i anës kriminale që ka marrë peng Kosovën”

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 11 janar 2019 Në ora: 22:19
Baton Haxhiu

“Baton Haxhiu është zëdhënës i anës kriminale që ka marrë peng Kosovën. Ky matrapaz që po vepron nga pozita mediale e që burimet financiare i ka shumë të mjegullta dhe roli i tij bashkë me përfshirjen tij. Është fatkeqësi që emrat e përveçëm janë përdorur për interesa dhe kalkulime të ndyta të Baton Haxhiut apo kujtdo tjetër”, ka thënë analisti Haki Abazi.

Një debat me akuza e kundër akuza u bë menjëherë pas mos-dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Ka qenë gazetari Baton Haxhiu, ai i cila ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje si një organizatë kriminale dhe e cila qëndron prapa këtij vendimi. Ai ka akuzuar këtë të fundit, duke thënë se kjo parti është organizatë kriminale.

“Ilir Meta po dëshiron që të bashkëpunojë me një organizatë kriminale siç është Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Vetëvendosjes, edhe pse Cakaj ka qenë pjesë e kësaj partie, ai është rekrutuar nga “spiuni” Baton Haxhiu.

“Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit”, thuhet ndër tjerash në reagimin e tyre.

Lidhur me ketë çështje për gazetën “Bota sot”, kanë folur njohës të zhvillimeve politike në Kosovë dhe Shqipëri. Ata ka thënë se dyshojnë në qëllimet e Gent Cakajt, ndërsa konsiderojnë se ky i fundit është vetëm një “piun” i gazetarit Baton Haxhiu.

Ilir Meta nuk e dekreton Gent Cakajn 

Në arsyet e mos-dekretimit, Meta i përmend deklaratat e Cakajt për çështje të korrigjimit të kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në versionin e shtypur të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat