“Presidenti i ka shpallur luftë kryeministrit, ka një qëllim” - Bota Sot
“Presidenti i ka shpallur luftë kryeministrit, ka një qëllim”

Politika

“Presidenti i ka shpallur luftë kryeministrit, ka një qëllim”

Nga: G.B Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:49
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, meritat për vendosjen e taksës ndaj produkteve të Serbisë dhe atyre të Bosnjës, i ka lënë Enver Hoxhajt dhe Kadri Veselit.

Ndërsa, nga Qeveria kanë thënë se taksa është vendosur nga Qeveria.

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se kur partitë e koalicionit kanë probleme dhe janë drejt ndarjes, akuzojnë njëra tjetrën dhe mundohen t’i marrin meritat.

Image
Faik Krasniqi

“Nga përvojat e mëhershme në politikën e Kosovës, partnerët e koalicionit kur kanë probleme të qeverisjes dhe janë duke shkuar drejt "divorcit", akuzojnë njëri-tjetrin ose "meritat" mundohen t'i përvetësojnë. Kështu janë duke vepruar edhe partnerët e këtij koalicioni qeverisës. Kurse për dhjetëra e qindra dështime e skandale asnjëri nuk merr përgjegjësi”, është shprehur ai.

Krasniqi vlerëson se nuk ka rëndësi e kujt ishte taksa, por që është për tu çuditur nëse ka qenë ide e Enver Hoxhajt, pasi ai ka qenë kundër, kur VV rrëzonte kamionët me mallra serbe.

“S'ka më rëndësi se ideja e kujt ishte vendosja e taksës ndaj Serbisë. Taksa ndaj Serbisë Kosovën e ka forcuar shumë në rrafshin ndërkombëtar dhe atë ekonomik, sepse prodhimet vendore po konsumohen disa fish më shumë se më parë, dhe kjo nënkupton zhvillim ekonomik dhe hapje të reja të punës. Do të më vinte çudi nëse ideja ka qenë e Enver Hoxhaj, sepse kur Lëvizja Vetëvendosje rrokulliste kamionët me mallra serbe, ai ishte më i ashpri për mbrojtjen e këtyre prodhimeve, kurse tash përnjëherë na u bë patriot”, ka theksuar Krasniqi.

Sipas tij, presidenti i ka shpallur luftë kryeministrit, me qëllim që të hiqet taksa dhe të vazhdojë dialogu dhe zbatimi i planit të tij.

“Presidenti Thaçi i ka shpallur luftë kryeministrit Haradinaj. Qëllimi i tij është që të hiqet taksa ndaj Serbisë, në mënyrë që të vazhdojë dialogu dhe ta zbatojë planin e tij”, ka deklaruar Faik Krasniqi për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...