Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Cakaj ‘piun’ i gazetarit kontradiktor Baton Haxhiu

Politika

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës: Cakaj ‘piun’ i gazetarit kontradiktor Baton Haxhiu

Nga: N.H Më: 12 janar 2019 Në ora: 17:58
Gent Cakaj dhe Baton Haxhiu

Një debat me akuza e kundër akuza u bë menjëherë pas mos-dekretimit të Gent Cakajt si ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë.

Ka qenë gazetari Baton Haxhiu, ai i cila ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje si një organizatë kriminale dhe e cila qëndron prapa këtij vendimi. 

“Ilir Meta po dëshiron që të bashkëpunojë me një organizatë kriminale siç është Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu.

Ndërsa, të menjëhershme kanë qenë edhe reagimet e Lëvizja Vetëvendosje. Sipas Vetëvendosjes, edhe pse Cakaj ka qenë pjesë e kësaj partie, ai është rekrutuar nga “spiuni” Baton Haxhiu.

“Republikës së Shqipërisë nuk i duhen ministra të Baton Haxhiut dhe Hashim Thaçit”, thuhet ndër tjerash në reagimin e tyre.

Lidhur me ketë çështje për gazetën “Bota sot”, ka folur ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Driton Tali. Ai në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka përshëndetur vendimin e fundit të presidentit Meta.

Ndërsa sipas tij, vlerësimi i gazetarit Baton Haxhiu për Gent Cakajn ka thënë se e bën edhe më shumë ta përkrahë vendimin e Metës dhe të dyshojë në qëllimet e Cakajt se është një 'piun' i gazetarit Haxhiu.

Image
Driton Tali

“Mos-dekeretimi i Cakajt, me aq sa kam parë shqetësimin e presidentit Meta është për shkak të dyshimit të tij në qasjen ndaj ndarjes së Kosovës. Për aq sa kam kuptuar Cakajn, ky i fundit jo që pranon, por edhe evokon ndarjen e territorit të Kosovës. Këtë vendim e përshëndes dhe besoj se është në kompetencat e presidentit Meta. Ndërsa, ketë besim ma jep edhe reagimi i gazetarit Haxhiu. Ky vlerësim i gazetarit kontradiktor dhe të dyshuar për korrupsion më bënë që ta përkrahi edhe më shumë presidentin Meta dhe të dyshojë në qëllimet e këtij çunit se është ‘piun’ i gazetarit kontradiktor”, ka thënë Tali.

Ish-deputeti Tali duke i komentuar akuzat e Haxhiut në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kur gazetari Baton Haxhiu e akuzon për krim e korrupsion dikë, atëherë, sipas tij, ky është kulmi.

“Gjersa për akuzat që gazetari Haxhiu ka bërë në drejtim të Lëvizjes Vetëvendosje duke e quajtur si organizatë kriminale janë kulmi. Kur Baton Haxhiu e akuzon për krim e korrupsion është kulmi, dhe komenti im është çelu tokë e përpina të gjithëve”, ka shtuar Tali në një bisedë për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat