“Kadri Veseli gjenë mënyrën e radhës të manipuloj opinionin”

Politika

“Kadri Veseli gjenë mënyrën e radhës të manipuloj opinionin”

Nga: A.M. Më: 12 janar 2019 Në ora: 19:54
Kadri Veseli

Analisti politik, Nexhat Haziri e quan ftesën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes  Vetëvendosje  tentim të radhës për ta manipuluar opinionin si dhe për ti nxjerrur këto dy subjekte politike si jo bashkëpunuese.

“Ftesat e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli drejtuar dy partive opozitare LDK-së dhe LV-së për çështjen e dialogut me Serbinë, është edhe një tentim i radhës për ta manipuluar opinionin, dhe tentativë e Veseli për ti nxjerrur këto dy subjekte politike si jo bashkëpunuese. Kujtoj se parimet për dialogun me Serbinë, fazën finale siç po quhet janë caktuar nga Thaçi dhe tani këtij i duhet vetëm edhe një parti opozitare për ta pasur legjitimitetin për ta vazhduar përpara idenë e korrigjimit të kufirit të Kosovës. Nuk mund të ketë koordinim e as konsenzues politik në Kosovë, deri sa presidenti Thaçi po lobon gjithandej për të gjetur mbështetës të idesë që ai e përfaqëson aktualisht të korrigjimit të kufirit të Kosovës e që në realitet do të thotë ndarja e vendit në vija etnike dhe me këtë edhe zhbërja e shtetësisë së Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Haziri i ka drejtuar kritika opozitës pasi që ata duhet të jenë më  aktive sa i përket dialogut me Serbinë, dhe se duhet që të parë edhe forma të tjera përveç asaj të refuzimit.

Po ashtu, ai ka përmendur edhe disa nga format të cilat do të mundte opozita që t`i shfrytëzonte që të idea e Thaçi për korrigjimin e kufijve është e rrezikshme dhe destabilizuese jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin në përgjithësi.

“Refuzimi i kësaj ftese nga LDK-ja dhe LV-ja është me rendësi, por kujtoj se edhe opozita duhet të jetë më aktive sa i përket këtij procesi, pasi më nuk mjaftojnë vetëm refuzimet për të mos qenë pjesë e të ashtuquajturit delegacion shtetëror për dialogun me Serbinë, por duhet parë edhe forma të tjera të kundërshtimit të idesë së presidentit Thaçi, duke bërë vizita edhe nga opozita në qendrat si Washington, Bruksel, Berlin, Londër, pra shembull LDK-ja duhet ti shfrytëzoj partitë popullore evropiane, bllok ky politik pjesë e së cilit është edhe LDK-ja, për ti njoftuar dhe për të kërkuar që ideja e presidentit Thaçi për marrëveshje me Serbinë që përfshinë korrigjimin e kufijve , është e rrezikshme dhe destabilizuese jo vetëm për Kosovën por edhe për rajonin në përgjithësi. Pra opozita duhet të dal vetëm nga forma deklerative e kundërshtimit të dialogut me Serbinë mbi parimet e ndryshimit të kufijëve, dhe të kaloj në veprim duke kërkuar edhe aleat ndërkombëtar dhe të fuqishëm për të kundërshtuar një marrëveshje të tillë”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat