Në grackën e Hashim Thaçit

Politika

Në grackën e Hashim Thaçit

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 13 janar 2019 Në ora: 21:24
Hashim Thaçi, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Delegacioni shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë javën e kaluar i ka dërguar kërkesë presidentit Hashim Thaçi për marrjen e dokumentacionit lidhur me procesin e dialogut.

Por, përkundër afatit që bashkëkryesuesi i delegacionit Shpend Ahmeti i kishte dhënë kreut të shtetit për dorëzimin e dokumentacionit për dialogun, Thaçi deri më tani e ka injoruar një kërkesë të tillë.

Opozita po konsideron se mosdorëzimi i dokumentacionit të kërkuar nga ana e ekipit negociator, tregon se presidenti i vendit, Hashim Thaçi edhe me tej vuan për protagonizëm.

Ndërsa, analistët dhe njohësit e zhvillimeve politike në vend mendojnë se presidenti Thaçi me ketë veprim po mundohet t'i mbaj sa më larg ekipin negociator të përbërë prej 8 vetash, në mënyrë që ta shtyjë përpara agjendën e tij.

Lidhur me ketë, gazeta “Bota sot” ka dërguar pyetje me shkrim në adresë të Presidencës, për të marrë përgjigje se cila është arsyeja që nuk iu është dorëzuar dokumentacioni i kërkuar ekipit negociator dhe se deri kur nuk do ta pranojnë një gjë të tillë, mirëpo zyrtarët e këtij institucioni kanë zgjedhur të heshtin.

Avdyli: Thaçi vuan nga protagonizmi ekstrem

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, ka thënë se mosdorëzimi i dokumentacionit nga ana e kreut të shtetit, tregon se presidenti Thaçi vuan për protagonizëm.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat