Viktimat e politikanëve mafioz të Kosovës

Politika

Viktimat e politikanëve mafioz të Kosovës

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 13 janar 2019 Në ora: 23:08
Foto ilustrim

“Si njohës i ligjeve të imigracionit, lirisht mund të them se një azilant i paraqitur mund t`i kushtojë një vendi sa 1000 vizitorë të cilët shkojnë për turizëm. Po të donte BE që punët të ecnin sipas recetave të tyre, atëherë më mirë ka qenë të ndëshkohen politikanë mafioz, se sa qytetarë të rëndomtë.”, ka thënë deputeti Zeka.

Një numër i madh i të rinjve nga Kosova, që paraprakisht ishin pajisur me viza pune, ditë më parë morën rrugën për në Kroaci, me qëllim që të gjejnë vende pune dhe një jetë më të mirë. 

Interesimi i të rinjve për ta lënë Kosovën vije për shkak se Institucionet e vendit nuk bënë asgjë që ata të mos e braktisin vendin e tyre.

Situata nuk ka ndryshuar thuajse fare nga fundi i vitit 2014 kur shumë qytetarë në mënyrë masive morën rrugën për në Hungari, duke rrezikuar edhe jetën e tyre.

Vesel Makolli, zëvendësministër në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, mendon se rasti i Dardanës kjo nuk ka të bëj  me ikjen e përgjithshme nga Kosova.

Makolli: Ky rast nuk ka të bëjë fare me rastin e vitit 2014

Ai ka thënë për “ Bota sot” se sipas informatave zyrtare që posedon këtu kemi të bëjmë me disa persona që kanë viza pune dhe të cilët pas festave, në fund vitit kthehen në vendet e tyre të punës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat