Kosova nuk kanë bërë asgjë që kriminelët serb të dënohen për krimet e tyre

Politika

Kosova nuk kanë bërë asgjë që kriminelët serb të dënohen për krimet e tyre

Nga: D.B Më: 14 janar 2019 Në ora: 16:46
Faik Krasniqi

Ndonëse kanë kaluar 20 vite nga masakrat e Reçakut, institucionet e përkatëse dhe ato të drejtësisë, nuk kanë bërë asgjë për kryerësit  serb, që bën një ndër masakrën më të madhe në Kosovë .

Politologu Faik Krasniqi ka thënë për “ Bota sot” se,  deri sa nuk kemi asnjë serb të dënuar për krime të bëra ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, kjo tregon se institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë, që kriminelët serb të dënohen për krimet që i kanë bërë.

“Këta politikanë nuk kanë pasur kohë që të merren me këto çështje, sepse kane pasur punë tjera. Kanë pasur punë se si të pasurohen, dhe si ta varfërojnë këtë popull. Në vend se të krijohet një Gjykatë Speciale për Serbinë që ka kryer me qindra masakra në Kosovë, krijohet një Gjykatë e tillë për shqiptarët. Kjo tregon paaftësinë tonë. Për dy dekada nuk është ngritur padi zyrtare ndaj Serbisë për krimet dhe gjenocidin e luftës, andaj nuk besoj që do të ngritët ndonjëherë. Me krijimin e Gjykatës Speciale, Serbia është në avantazh ndaj Kosovës”, ka thënë politologu Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat