Krasniqi thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme, tregon arsyet

Politika

Krasniqi thotë se nuk mund të ketë zgjedhje të parakohshme, tregon arsyet

Nga: G.B Më: 14 janar 2019 Në ora: 19:55
Ilustrim

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se LDK asnjëherë nuk i pranon zgjedhjet kur nuk fiton, duke iu përgjigjur liderit të LDK-së, Isa Mustafa, i cili ka thënë se Qeveria Haradinaj duhet të shkojë në shtëpi.

“Njëfarë ftese e kam për LDK-në, mos t’i fërkojë duart se mbaroi qe 20 vjet. S’ka me na gjet kurrgjë, as prej Gjykatës Speciale dhe se kemi njet me gabu. Tani edhe një, le të bëhet gati dalëngadalë, shkojmë me reformë zgjedhore, hyjmë në zgjedhje. O le t’i pranon zgjedhjet, çdoherë bënë VLAN-a, LAN-a, e nuk i pranon zgjedhjet kur humbë”, tha Veseli.

Lidhur me këtë dhe mundësinë që vendi shpejt të shkojë në zgjedhje të parakohshme, njohësi i çështjeve politike në vend, Faik Krasniqi, ka thënë për gazetën “Bota sot” se nuk beson se do të ketë në pranverë, pasi qeveria është zbutur për taksën.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk besoj që në pranverë do kemi zgjedhje, pavarësisht se a i konvenon dikujt apo jo, sepse dialogu final me Serbinë e pamundëson një gjë të tillë. Frika ime është për dy gjëra. Qeveria ka filluar të zbutet rreth taksës së vendosur ndaj Serbisë, dhe ka mundësi që së shpejti do ta heqin”, është shprehur ai.

Sipas Krasniqit, edhe nga LDK ka shenja se mund t’i bashkohen grupit të dialogut.

“Po ashtu edhe LDK ka dhënë disa shenja që është e gatshme të bëhet pjesë e dialogut. Këto janë shqetësimet e mia. E sa i përket zgjedhjeve, LDK nëse shkojnë në zgjedhje me Isa Mustafën kryetar, nuk ka as gjasa minimale që t'i fitojë zgjedhjet. Arsyeja është shumë e thjeshtë. Koalicioni i 2014 me PDK-në”, ka deklaruar Faik Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat