Deputeti i LDK-së: Vetëm me LDK-në afër dhe brenda proceseve ka siguri të duhur

Politika

Deputeti i LDK-së: Vetëm me LDK-në afër dhe brenda proceseve ka siguri të duhur

Nga: N.H Më: 14 janar 2019 Në ora: 23:21
Lidhja Demokratike e Kosovës

Më me rëndësi është që të kemi një debat të brendshëm demokratik dhe mirë të argumentuar sesa si parti të humbim energji me deklaratat e partive tjera për LDK-në. Kështu ka deklaruar deputeti i partisë më të madhe opozitare, Imet Rrahmani.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se vetëm me LDK-në afër dhe brenda proceseve ka siguri të duhur.

“Më me rëndësi është që të kemi një debat të brendshëm demokratik dhe mirë të argumentuar sesa si parti të humbim energji me deklaratat e partive tjera për LDK-në. Derisa partitë tjera merren vetëm me LDK-në, kjo flet se nuk janë të sigurta si subjekte politike dhe se nuk janë në rrugën e duhur. Këto sulme janë argumente se vetëm me LDK-në afër dhe brenda proceseve ka siguri të duhur”, ka thënë deputeti Rrahmani.

Ndërsa, i pyetur se a ka ndryshuar qëndrimi i LDK-së, sa i përket çështjes së dialogut, deputeti opozitar është shprehur se partia e tij gjithmonë ka ditur t’i vlerësojë rrethanat dhe momentet politike me përgjegjësi.

Image
Imet Rrahmani

“LDK gjithmonë ka ditur t’i vlerësojë rrethanat dhe momentet politike dhe ka reflektuar me përgjegjësi karshi nevojave të vendit”, ka përfunduar deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani për gazetën “Bota sot”.

Kujtojmë se pas takimit të thirrur nga kryeparlamentari Kadri Veseli me ekipin negociator, Veseli dhe bashkëkryesuesi i delegacionit shtetëror, Shpend Ahmeti, dolën në një konferencë për medie. 

Ndër tjerash, Veseli tha se ka vetëm një vendimmarrje, ajo është Kosova e pavarur e sovrane, ajo është Kosova e pacenuar, ajo është njohja e Kosovës nga Serbia dhe ulësja në Kombet e Bashkuara. Veseli duke folur për mospjesëmarrjen e LDK-së dhe VV-së ka thënë se LDK-ja që 20 vjet po i fërkon duart për Gjykatën Speciale.

Ndërsa, edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur “sulmeve” të kryetarit të Kuvendit të Kosovës sa i përket Speciales, duke thënë se Kadri Veseli është mirë të sillet si kryeparlamentar dhe jo si shef i SHIK-ut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat