Veriu, parajsë krimi në shërbim të politikanëve në Prishtinë e Beograd

Politika

Veriu, parajsë krimi në shërbim të politikanëve në Prishtinë e Beograd

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 14 janar 2019 Në ora: 23:28
Mitrovicë

Mediat serbe kanë raportuar ditë më parë së në Veriun e Kosovës, janë të strehuar një numër i madh i kriminelëve nga Serbia, duke krijuar kështu edhe një “çerdhe kriminelësh”. Madje, të tillët edhe bëjnë kontrabanda të ndryshme, pa pasur asnjë pengesë nga askush.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se që nga paslufta veriu i Kosovës ka qenë një “strehë” për kriminelët serb, madje kjo gjendje vazhdon akoma, pikërisht nga fryma e instaluar në vazhdimësi.

Sipas tyre, mungesa e funksionimit të ligjit në veri të Mitrovicës i konvenon më se shumti njerëzve në institucione të Kosovës, e të cilët kanë lidhje biznesi me kriminelët serb në atë pjesë të Kosovës.

Mungesa e vendosjes së rendit edhe ligjit në Kosovë e bënë Kosovën “çerdhe të kriminelëve”, që për strehim edhe shërbime tjera paguajnë 8 deri 10 mijë euro.

Komunat veriore të vendit tonë janë duke sfiduar jo vetëm rendin edhe ligjin por edhe Kushtetutën, kjo për faktin se atje vazhdojnë të funksionojnë institucionet paralele serbe përkundër marrëveshjes edhe zotimit të Serbisë se ato do të shuhen.

(Të plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat