Frika e madhe e Kadri Veselit nga LDK-ja - Bota Sot
Frika e madhe e Kadri Veselit nga LDK-ja

Politika

Frika e madhe e Kadri Veselit nga LDK-ja

Nga: Gresa Bajraktari Më: 15 janar 2019 Në ora: 22:32
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

“Ne si LDK do parapëlqenim një gjykatë speciale kosovare për: 1. vrasjet e plagosjeve të pasluftës zyrtarëve të LDK-së 2. Korrupsionin e zyrtarëve rreth Kadri Veselit, 3. Për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë ilegale të politikanëve 4. Për implikimin e zyrtarëve të PDK-së në punësime e emërime përmes Pronto-s e mënyrave tjera. 5. Për hetimin e veprimtarisë ilegale pas vitit 1999 të SHIK-ut. Por, meqenëse drejtësia nga këshilli prokurorial e poshtë është kapur nga ata që do duheshin të hetoheshin, e jo të hetonin, s’do kemi asnjë Gjykatë speciale për të pabërat e shokëve të Kadri Veselit”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka porositur LDK-në që të mos i fërkojë duart.

Kjo deklaratë erdhi pasi lideri i LDK-së tha se Qeveria duhet të shkojë në shtëpi.

Veseli është përgjigjur se LDK asnjëherë nuk i pranon zgjedhjet kur nuk fiton.

“Njëfarë ftese e kam për LDK-në, mos t’i fërkojë duart se maroi qe 20 vjet. S’ka me na gjet kurrgjë, as prej Gjykatës Speciale dhe se kemi njet me gabu. Tani edhe një, le të bëhet gati dalëngadalë, shkojmë me reformë zgjedhore, hyjmë në zgjedhje. O le t’i pranon zgjedhjet, çdoherë bënë VLAN-a, LAN-a, e nuk i pranon zgjedhjet kur humbë”, tha Veseli.

Ndërsa, kryetari Mustafa i është kundërpërgjigjur Veselit, duke i thënë se po flet me logjikën e SHIK-ut.

"Është mirë që Veseli të veprojë mbi bazat e përgjegjësisë së kryetarit të Kuvendit dhe jo si shef i SHIk-ut, sepse është më tepër logjikë e SHIK-ut se logjikë politike”, ka deklaruar Isa Mustafa.

Avdyli: Do të donim një gjykatë speciale vendore

Lidhur me këtë deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka thënë për gazetën “Bota sot” se askush nuk i gëzohet dënimit të asnjë ushtari UÇK-së, derisa thotë se ishte Thaçi dhe Veseli që bënë të pamundurën që të votohet Gjykata Speciale nga deputetët.

“Duhet thënë hapur Kadri Veselit, këtij manipulatori të masave se asnjë shqiptar i Kosovës, pa dallim partie nuk i gëzohet dënimit të asnjë ushtari UÇK-së. Ishte ai dhe Hashim Thaçi që s’lanë mënyrë presioni direkt e indirekt në deputetë të partisë së tij e gjetiu për ta votuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Bile edhe deputetët që po thirren nga kjo gjykatë e votuan gjykatën për gjykimin e vetes”, është shprehur ai,

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në gazetën kombëtare "Bota sot")

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...