Eksperti i ekonomisë: Vërejtjet nga ShBA-të nuk duhet t’i kundërshtojmë, taksa ka arritur efektin e saj

Politika

Eksperti i ekonomisë: Vërejtjet nga ShBA-të nuk duhet t’i kundërshtojmë, taksa ka arritur efektin e saj

Nga: N.H Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:34
Foto ilustrim

Duke marrë parasysh rrugëtimin e Kosovës si shtet dhe ShBA-të si faktor vendimtarë në të gjitha proceset që i ka kaluar Kosova mendoj që ka qenë reflektim me vend i qeverisë taksa 100 për qind për mallrat serbe. Kështu ka deklaruar eksperti i ekonomisë, Mustafë Kadriaj për gazetën “Bota sot”.

Ai ka thënë se ka qenë ithtarë që taksa të hiqet para vitit të ri që mos të mbetet si barrë e qeverisë për vitin 2019-të, pasi sipas tij, kjo e fundit veç se e ka arritur efektin e saj.

“Duke marrë parasysh rrugëtimin e Kosovës si shtet dhe ShBA-të si faktor vendimtar në të gjitha proceset që i ka kaluar Kosova mendoj që ka qenë reflektim me vend i qeverisë edhe ashtu taksa prej 100% e ka arritur efektin e vet politik dhe ekonomik. Unë kam qenë ithtarë që taksa të hiqet para vitit të ri që mos të mbetet si barrë e qeverisë për vitin 2019-të, sepse do prolongohet procesi i dialogut që për Kosovën një marrëveshje përfundimtare është jetike. Po ashtu kam qenë dhe jam ithtarë që taksa të hiqet me faza si në sasi dhe kohë sepse heqja e menjëhershme e taksës do të  çrregullonte tregun vendor, konkretisht prodhuesit vendor ku dihet që ata kanë lansuar prodhim në sasi më të mëdha po ashtu kanë rritur edhe numrin e punëtorëve që do t’i ishte ngarkesë financiare”, ka thënë Kadiraj.

Tutje, ai ka nënvizuar se kur një mendim ose vërejtje vije nga ShBA-të në drejtim të Kosovës, ne nuk guxojmë të kundërshtojmë, sepse humbasim ketë shtet.

Image
Mustafë Kadriaj

“Pra, kur një mendim ose vërejtje që vjen nga SHBA në drejtim të Kosovës, ne nuk guxojmë të kundërshtojmë, sepse humbin ne ketë shtet i cili është garantues i pavarësisë së Kosovës me ketë unë mendoj që ka qenë diplomaci e qeverisë e assesi kthim mbrapa, sepse Serbia do të donte që Kosova të dështonte edhe me ShBA-në, që të kishte argumente që Kosova është një shtet joserioz. Po ashtu, nëse nuk konsumohen produktet me origjinë serbe nga qytetarët e Kosovës, por edhe nëse hyjnë do të dështojnë në treg, kështu që tani e tutje kërkohet vetëdijesim i qytetarëve që ta bojkotojnë barkodin 860 me ketë nuk mund të marrim as vërejtje, sepse nuk mund të detyron konsumatorin të blejë një produkt të caktuar, pra është zgjedhja e tij”, ka thënë Kadriaj në fund për gazetën “Bota sot”.

Ndërsa, kujtojmë se Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim që të gjitha mallrat që kanë hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës para datës 21 nëntor të vitit të kaluar, kur edhe është marrë vendimi për ngritjen e taksës në 100%, të lirohen nga kjo taksë.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të Qeverisë Nr. 01/76 të datës 21.11.2018, me të cilin përjashtohen nga taksat mallrat me origjinë nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina që janë importuar deri me datë 21.11 2018, dhe janë gjetur nën procedurat doganore me regjim të pezulluar (depo doganore, import të përkohshëm, përpunim nën kontroll doganor dhe përpunimi i brendshëm) me rastin e lëshimit në qarkullim të lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat