Putin nuk fsheh faktin se ishte befasuar me vendimin e transformimit të FSK-së në ushtri të vërtetë

Politika

Putin nuk fsheh faktin se ishte befasuar me vendimin e transformimit të FSK-së në ushtri të vërtetë

Nga: F. B. Më: 15 janar 2019 Në ora: 23:40
Vladimir Putin, FSK. (Foto ilustrim nga "Bota sot")

Në intervistën për mediat serbe në prag të vizitës në Beograd presidenti rus Vladimir Putin është përgjigjur edhe në pyetjen e “Novosti” transmeton “Bota Sot”, nëse Rusia do ndihmonte forcimin e potencialeve ushtarake serbe, kur këtë e bëjnë vendet fqinje dhe kur është formuar Ushtria e Kosovës, duke nisur nga fakti se Serbia dëshironte të jetë neutrale ndërkohë që është e rrethuar nga vendet e NATO-së, presidenti rus është përgjigjur:

- Vlerësoj lartë përkushtimin e udhëheqjes serbe në kursin e ruajtjes së neutralitetit të vendit. Në të njëjtën kohë tsh e sa vite po ndihmojmë në forcimin e gatishmërisë mbrojtëse të Serbisë : po ofrojmë armatim dhe teknikë ushtarake, ofrojmë ndihmë në rregullim dhe modernizim. Këtë do ta bëjmë edhe në të ardhmen duke zhvilluar bashkëpunim tekniko-ushtarak. Nuk dua të fsheh se ishim të befasuar me vendimin e “parlamentit” të Kosovës për transformimin e Forcës Ushtarake të Kosovës në ushtri të vërtetë.

Është e qartë se serbët që jetojnë në atë krahinë, këtë potez e kanë përjetuar si kërcënim direkt në sigurinë  e tyre, Përndryshe ky hap krijon një rrezik serioz në tensionimin të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë.

Është vështirë të thuhet se mbyllja e syve para një akti të këtillë është në interes të BE-së,që shkel në mënyrë drastike të drejtën ndërkombëtare para së gjithave nëse Brukseli llogarit që edhe më tutje të kryej obligimet si ndërmjetsues ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Image
Në intervistën për mediat serbe në prag të vizitës në Beograd presidenti rus Vladimir Putin është përgjigjur edhe në pyetjen e “Novosti” transmeton “Bota Sot”, nëse Rusia do ndihmonte forcimin e potencialeve ushtarake serbe

Kemi thënë shumë herë se kursi I zgjerimit të NATO-së është trashëgimi e luftës së ftohtë, që është strategji destruktive edhe e gabueshme politiko-ushtarake.  Sot Aleanca tenton të forcoj praninë e saj në Ballkan, por me këtë vetëm sa përtërin linjat e ndarjes në kontinentin evropian dhe parimin e mos ndarjes së sigurisë. E gjithë kjo në fund të fundit shpie jo në forcimin e stabilitetit veç në zvogëlimin e besimit dhe rritjen e tensioneve në Evropë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat