Haxhi Avdyli “godet” Kadri Veselin, kërkon gjykatë speciale për hetimin e PDK-së dhe SHIK-ut

Politika

Haxhi Avdyli “godet” Kadri Veselin, kërkon gjykatë speciale për hetimin e PDK-së dhe SHIK-ut

Nga: G.B. Më: 16 janar 2019 Në ora: 12:07
Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, pas deklaratës së këtij të fundit  që LDK të “mos i fërkoj duart”, sa i përket zgjedhjeve dhe fillimit të intervistave në Gjykatën Speciale.

Deputeti Avdyli, ka thënë për gazetën “Bota sot” se askush nuk i gëzohet dënimit të asnjë ushtari UÇK-së, derisa thotë se ishte Thaçi dhe Veseli që bënë të pamundurën që të votohet Gjykata Speciale nga deputetët.

“Duhet thënë hapur Kadri Veselit, këtij manipulatori të masave se asnjë shqiptar i Kosovës, pa dallim partie nuk i gëzohet dënimit të asnjë ushtari UÇK-së. Ishte ai dhe Hashim Thaçi që s’lanë mënyrë presioni direkt e indirekt në deputetë të partisë së tij e gjetiu për ta votuar Ligjin për Gjykatën Speciale. Bile edhe deputetët që po thirren nga kjo gjykatë e votuan gjykatën për gjykimin e vetes”, është shprehur ai,

Avdyli thotë se si LDK duan një gjykatë të Kosovës, për disa gjëra.

“Ne si LDK do parapëlqenim një gjykatë speciale kosovare për: 1. vrasjet e plagosjeve të pasluftës zyrtarëve të LDK-së 2. Korrupsionin e zyrtarëve rreth Kadri Veselit, 3. Për verifikim dhe konfiskimin e pasurisë ilegale të politikanëve 4. Për implikimin e zyrtarëve të PDK-së në punësime e emërime përmes Pronto-s e mënyrave tjera. 5. Për hetimin e veprimtarisë ilegale pas vitit 1999 të SHIK-ut. Por, meqenëse drejtësia nga këshilli prokurorial e poshtë është kapur nga ata që do duheshin të hetoheshin, e jo të hetonin, s’do kemi asnjë Gjykatë speciale për të pabërat e shokëve të Kadri Veselit”, ka deklaruar deputeti i LDK-së.

Ai thotë se duhet të mbahen zgjedhjet dhe se LDK është e gatshme gjithmonë për zgjedhje të lirë, përkundër vjedhjeve të PDK-së.

“Prandaj këtij vendi i duhet NDRYSHIMI i madh përmes zgjedhjeve të lira, për të filluar mbarë ky shtet dhe çlirimi i saj nga këta manipulator dhe keqpërdorues. Ne kërkojmë zgjedhje për rilegjitimim dhe qeveri të shumicës shqiptare. Për këtë ne si parti e madhe jemi të gatshëm në çdo kohë për të kontribuar për mbarëvajtje të zgjedhjeve të lira, dhe përkundër vjedhjeve industriale që ka bërë PDK, asnjëherë s’kemi bllokuar proceset duke mos njohur rezultatet. Prandaj ajo çka thotë Kadri Veseli është farsë”, ka thënë Avdyli për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat