Roshi: Kosova duhet të ngritë padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare

Politika

Roshi: Kosova duhet të ngritë padi kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare

Nga: D. B Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:11
Artur Roshi

Shteti i Kosovës në gjithë këto vite të pavarura të tij ka treguar një dobësi pothuaj konstante në funksionimin e vet, dhe në mënyrë të zbehtë shenja të konsolidimit të tij.

Udhëheqësit e politikës së Kosovës janë edhe udhëheqësit e djeshëm të UÇK-së, andaj të paktën për këtë fakt do duhet të ishte ngritur një padi për të gjitha krimet që i ka bërë Serbia ndaj Kosovës.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Artur Roshi i cili në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se shteti i Kosovës duhet të kishte ngritur padi zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare për të gjitha  krimet e Serbisë që i ka bërë Kosovës.

Ai konsideron që Serbia duhet të kërkojë falje publike për të gjitha krimet e bëra ndaj Kosovës dhe popullsisë së pafajshme.

“Kemi përballë një vend të pafuqishëm për të respektuar kontributin jetësor të anëtarëve të kombit, për tu dhënë krenari pasardhësve të tyre siç është Kosova dhe një vend jo-demokratik që ka ngelur peng i së shkuarës siç është Serbia, ku drejtësia, dhe mortaliteti mbeten pezull. Shteti i Kosovës duhet të kishte ngritur padi zyrtare në Gjykatën Ndërkombëtare për të gjitha krimet e Serbisë që i ka bërë Kosovës. Udhëheqësit e politikës së Kosovës janë edhe udhëheqësit e djeshëm të UÇK-së, andaj të paktën për këtë fakt do duhet të ishte ngritur një padi e tillë. Dhe sigurisht se do të ishte emocioni që do ti shtynte për ta bërë shumë më herët këtë veprim të duhur për hir atyre që ranë për këtë vend. Dhe përse nuk ka ndodhur një verim i tillë, për tu ngritur në këmbë para drejtësisë është për tu habitur, që politikanët e Kosovës kanë flakur në batakun e harresës sakrificat e qytetarëve të saj. Tek njerëzit me pushtet në vende të pazhvilluara nuk funksionon morali publik dhe njeriu pa këtë mekanizëm kthehet në një qenie që mjafton me plotësimin e nevojave jetësore dhe larg një qenie që ka mendim dhe ide”, ka thënë njohësi i çështjeve politik Artur Roshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat