Murat Jashari: A e din populli, se Adem Jashari ty Hashim të ka përzënë si qenin?

Politika

Murat Jashari: A e din populli, se Adem Jashari ty Hashim të ka përzënë si qenin?

Nga: N.SH Më: 16 janar 2019 Në ora: 15:29
Hashim Thaçi dhe Murat Jashari

Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat Jashari, në pyetjet e radhës për Hashim Thaçin e pyet përsëri se kush ka pas interes që të vriten krijuesit e UÇK-së.

Ai e pyet se a i ka interesat e njëjta Thaçi sikurse Serbia.

“Cili oficer të shërbimit të emëroj si drejtor politik të UÇK-së? Pa u vra Adem dhe Hamëz Jashari a të kishë ardhë rendi me u bo shef i UÇK-së? Pa u vra Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Behadin Allaqi, Ali Uka etj. a të kishte ardhë rendi me u bë shef i UÇK-së? Ti Hashim tradhtari me bandën tënde Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla a e keni bllokuar edhe parat edhe armët Adem Jasharit?”, pyet Jashari, Hashim Thaçin.

Ai thotë se SHIK-u e kishit rrethuar Adem Jasharin dhe e kanë shkatërruar psiqikisht me propagandat e tyre.

“Kjo është metoda UDB-s dhe e SHIK-ut për t’i thyer shpirtërisht, për t’i zhgënjyer patriotët. Ashtu keni vepruar edhe me Behadin Allaqin? A keni thënë se është njeriu i Serbisë sepse si organizator është dënuar me pak se të tjerët, apo jo? Ju vet kryesia e LPK-së i keni dhënë emrat të gjithë aktivistëve, ju i keni pasur listat e anëtarëve!!! Arrestimi masive të 350 anëtareve në gusht1993, a është organizuar nga ju bashkërisht me serbët?:, pyet tutje Jashari.

Ai e pyet edhe për disa letra dhe fotografi të lëshuara për ta deskridituar Adem Demaçin.

“Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrejshëm për të të ngritur si patriotë të shqiptarëve, kinse ke luftuar etj, etj… Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!”, vazhdon pyetjet Jashari.

Më poshtë ua sjellim edhe 50 pyetje të radhës:

151. Kush ka patur interes të vriten krijuesit e UÇK-së!!? Dihet Serbia apo jo?

152. Si është e mundur që ti edhe Serbia keni patur te njëjtat interesa?

153. Ti dhe Serbia jeni përqendruar në vrasjen e krijuesve të UÇK-së apo jo?

154. A ka patur interes Serbia të infiltroj në UÇK njerëz për ta kontrolluar?

155. Do të thotë dikush apo një shërbim sekret t’i ka hapur rrugët për të ardhur në krye të organizatave të ndryshme apo jo!?

156. Cili oficer të shërbimit të emëroj si drejtor politik të UÇK-së?

157. Pa u vra Adem dhe Hamëz Jashari a të kishë ardhë rendi me u bo shef i UÇK-së?

158. Pa u vra Zahir Pajaziti, Fehmi Lladrovci, Behadin Allaqi, Ali Uka etj. a të kishte ardhë rendi me u bë shef i UÇK-së?

159. A e din populli, se Adem Jashari ty Hashim te ka përzënë si qenin?

160. Ti Hashim tradhtari me bandën tënde Kadri Veseli, Xhavit Haliti, Azem Syla a e keni bllokuar edhe parat edhe armët Adem Jasharit?

161. Dhe në tjetrën anë, a e keni mbush Drenicën me lloj lloj propagande kundër familjes Jashari?

162. A përputhet me librin e shkruar nga Nafi Çegranin një ish-punëtor të UDB-s për teknikat e shërbimit serbe?

163. Ai shkruante se agjentët e UDB-s janë shitur si patriotë, dhe në anën tjetër kanë denoncuar si tradhtarë patriotët e vërtetë.

164. Teknika tjetër, a ka qenë kur binte ne sy një person shume aktivë, dinamik UDB-a e ka rrethuar me njerëz të vetë?

165. Për një patriotë 15 spiun kanë gravituar rreth tij dhe ju kane paraqit si shok.

166. Kur thonë 15 veta për një njeri që është spiun. Do të mbetet spiun pa qenë.

167. Populli do t’i besoj atyre 15 vetave e jo patriotit të vetmuar, të izoluar, të denigruar, të deformuar dhe te demoralizuar nga UDB-a.

168. Ju SHIK-u e kishit rrethuar Adem Jasharin dhe e keni shkatërruar psiqikisht me propagandat e juaj.

169. Kjo është metoda UDB-s dhe e SHIK-ut për t’i thyer shpirtërisht, për t’i zhgënjyer patriotët.

170. Ashtu keni vepruar edhe me Behadin Allaqin?

171. A keni thënë se është njeriu i Serbisë sepse si organizator është dënuar me pak se të tjerët, apo jo?

172. Ju vet kryesia e LPK-së i keni dhënë emrat të gjithë aktivistëve, ju i keni pasur listat e anëtarëve!!!

173. Arrestimi masive të 350 anëtareve në gusht1993, a është organizuar nga ju bashkërisht me serbët?

174. Ju kryesia e LPK-së i keni dorëzuar listat serbëve ? Mundësi tjera nuk ka!?

175. LPK-ja, a ka qenë organizuar në celula treshe (3 veta për një celulë)?

176. Nëse një njeri arrestohet mund të flas vetëm për 2 veta, e jo më shumë!?

177. Serbia a ka mundur të përcjell me qindra veta ashtu!?

178. Por ju kryesia e LPK-së, a i keni pasur të gjitha informacionet e nevojshme për këto arrestime?

179. Mbledhjen e jashtëzakonshëm në Zvicër anëtaret ju kane akuzuar juve kryesinë e LPK-së për këtë tragjedi apo jo?

180. Ju jeni përgjegjës se është zënë një kompjuter në Kosovë me emrat të aktivistëve te Lëvizjes a është kështu?

181. Xhavit Haliti dhe të tjetër e humbën fytyrën, u bën tokë a është kështu?

182. Në terren në Kosovë tradhtinë e juaj ja hedhet Behadin Allaqit?

183. Ju SHIK-u keni akuzuar si njerëz të Serbisë: Remzi Hoxhen, Jasharët, Behadin Allaqin, Haradinajt dhe më vonë Adem Demaçin etj, etj…?

184. Ti dhe SHIK-u keni lëshuar disa letra, disa fotografi në Kosovë për të diskredituar Adem Demaçin dhe patriotë të tjerë apo jo?

185. Specialiteti juaj është patriotët t’i paraqiteni si spiun dhe spiunët e juaj të Serbisë t’i paraqitni si patriotë të shqiptarëve?

186. Ty Hashim SHIK-u (UDB-a) ta ka ndërtuar një reputacion, një famë të rrejshëm për të të ngritur si patriotë të shqiptarëve, kinse ke luftuar etj, etj… Por faktikisht, je patriotë por i Serbisë e jo të shqiptarëve!!!

187. Tash të flasim politikisht, Serbia deri në 1996 nuk ishte e interesuar të merrej me çështjen e Kosovës apo jo?

188. Deri në 1995, Serbia a kishte 2 fronte në Kroaci dhe ne Bosnje?

189. Qëllimi i Serbisë a ishte të mbahet qetësia në Kosovë deri pas Dejtonit?

190. Ju si njerëz të shërbimeve serbe keni patur urdhër të përcillni situatën sidomos në organizatat patriotike shqiptare si LPK, LFR, LKÇK?

191.Serbisë nuk i interesonte të hapet një front tjetër në Jug me Kosovën pas atyreve të Kroacisë dhe të Bosnjës, apo jo?

192. Serbia, a do të kishte shumë vështirësi të menaxhoj 3 fronte?

193. A është deshtë rehati në Kosovë për hesapet e Serbisë?

194. Kush e organizonte atë rehati në Kosovë?

195. Për ta mbajtur qetësinë, Serbia a përdori Rugovën me LDK për ta kontrolluar terrenin?

196. Pas Dejtonit, ndërkombëtarët a kushtëzuan heqjen e embargos Serbisë me disa liri ndaj shqiptarëve?

197. Për t’i mundësuar heqjen embargos Serbisë, Rugova a firmosi një marrëveshje me ndërmjetësim të organizatës San Egidio për arsim me Millosheviqin me 1 shtator 1996?

198. Me këtë marrëveshje Serbia a tregoj vullnet të mirë para ndërkombëtarëve?

199. A ishte një shërbim i kryer në favor të Serbisë?

200. Për heqjen e embargos përveç nënshkrimit, Rugova a bënte lobimi për Serbinë!?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat