Vrasësit e Smajl Hajdarajt në krye të institucioneve

Politika

Vrasësit e Smajl Hajdarajt në krye të institucioneve

Nesib Hoti Nga Nesib Hoti Më 16 janar 2019 Në ora: 23:20
Smajl Hajdaraj

17 vite më parë, pranë banesës së tij në Pejë, ishte vrarë në një pritë misterioze deputeti i atëhershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe njëherit ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Rugovë, Smajl Hajdaraj.

Edhe pse ka kaluar kohë e gjatë, vrasja e Hadarajt dhe vrasja e shumë aktivistëve dhe veprimtarëve të devotshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe me tej po vazhdojnë të arkivohen në dosjet e pazbardhura.

Familjarë dhe bashkëpunëtorë të ish-deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Smajl Hajdaraj, thonë se fakti se nuk është zbardhur vrasja e Smajl Hajdarajt, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës dhe e plotë figurave tjera të LDK-së, tregon se të gjitha mekanizmat për zbulimin dhe gjykimin e krimeve janë në dorën e atyre që kanë kryer këto vrasje.

Gazeta “Bota sot”, lidhur me ketë, ka dërguar pyetje në drejtim të Prokurorisë për të marrë informata se deri ku ka shkuar ky institucion për zbulimin e vrasjes së ish-deputetit Hajdaraj, mirëpo deri më tani, këta të fundit kanë qenë të heshtur në pyetjen e gazetës.

Shpëtim Hajdaraj: Edhe sa duhet të zgjasë kjo marri

Djali i Smajl Hajdarajt, Shpëtimi, thotë se është punuar pak për zbardhjen e vrasjes së babit të tij.

Hajdaraj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se ani pse po bëhen 17 vite që nga vrasja e ish-deputetit të LDK-së edhe me tej nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e kësaj vrasje enigmatike.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të enjten në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat