“Kosova është fokusi ku gërshetohen interesat e fuqive botërore” - Bota Sot
“Kosova është fokusi ku gërshetohen interesat e fuqive botërore”

Politika

“Kosova është fokusi ku gërshetohen interesat e fuqive botërore”

Nga: D. B Më: 17 janar 2019 Në ora: 09:17
Ilustrim

Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli, ka thënë për “Bota sot” se Ballkani qysh nga kohërat e lashta e deri në këtë shekull, gjithmonë ka qenë pikë strategjike me rendësi, si nga pikëpamja gjeografike ashtu edhe nga ana ekonomike.

“Gjithmonë rreth Ballkanit janë thyer shtizat e fuqive te mëdha dhe është luftuar për sferat e interesit. Shqiptarët por edhe paraardhësit tanë ilirët, në momentet e caktuara historike, nuk janë rreshtuar në anën e duhur në konstelacionin të forcave botërore. Andaj, edhe territori i banuar nga ne ka ardhur duke u tkurrur deri në gjendjen e sotme. Por, më habit fakti se ne gjithmonë fajin për dështimet tona, ia lëmë të tjerëve duke mos e shkruar historinë reale të faktuar si ka qenë dhe duke qenë te indoktrinuar me folklorizëm dhe glorifikim të cilat vetëm na kane sjellë dëme. Për të gjitha devalvimet territoriale që kemi pasur, fajin kryesor e kemi pasur ne, pasi që asnjëherë nuk kemi pasur lider largpamës të cilët në momentet historike kyçe vendimtare, kishin për tu rreshtua në anën e duhur të konstelacionit të forcave botërore” ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Vesel Makolli.

Sipas tij, që nga kongresi i Berlinit e deri tek lufta e parë botërore fqinjët tanë kanë thurur plane për copëtimin e tokave shqiptare dhe ëndërr e përjetshme e Serbisë ka qenë dalja në det, gjegjësisht në Durrës.

Image
Vesel Makolli

“Fatmirësisht në fillim të shekullit njëzet vrulli i shteteve të reja me orientim pro Rus për gllabërimin e tokave shqiptare ishte ndalur nga interesat që kishin Austro-Hungaria dhe me pas perandoria Gjermane, e cilat nuk dëshironin zgjerimin e mëtejmë sllav në Ballkan. Pra pikërisht këtij objektivi të Austro-Hungarisë ia dedikon ekzistencën e tij shteti i ri shqiptarë, që u shpall me sugjerimet e ministrit Berthold dhe me ndihmën e perandorisë së tij. Në stabilizimin e mëvonshëm të shtetit të ri shqiptarë meritën kryesore do ta kenë SHBA-ja në krye me presidentin Ëilson, të cilët definitivisht e ndalën copëtimin e mëtejmë të tokave shqiptare dhe depërtimin e fqinjëve gjegjësisht të Serbisë drejt bregdetit shqiptar”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se situata në të cilën gjendemi tash është një ‘deja vu‘ e situatës së cekur më lartë, pasi që SHBA-ja është ajo e cila ka kontribuar më së shumti në krijimin e shtetit të dytë shqiptarë të Kosovës dhe e cila momentalisht është mbrojtja më e madhe e shtetësisë së shtetit më të ri evropian.

“Kosova është fokusi ku gërshetohen interesat e fuqive botërore dhe është e pamundur që të kthehet interesi Ruso-serb në këtë pjesë të Ballkanit, e këtë e vërteton deklarata e presidenti Tramp, i cili thotë se ‘ SHBA-ja  do të përkrah marrëveshjen eventuale shqiptare-serbe për zgjedhjen e problemit rreth Kosovës, por jo çfarëdo marrëveshje. Pra e cek decidivisht se nuk do të përkrahim çfarëdo marrëveshje dhe kjo do të thotë se nëse preken interesat e shtetit të Kosovës dhe krijuesit të tij ‘’SHBA-së dhe NATO-së’’, ajo marrëveshje nuk do të mund të realizohet”, ka thënë Makolli.

Ai konsideron se nuk do të këtë ndarje të Mitrovicës apo të pasurive nëntokësore të Kosovës, pasi që shqiptarët nuk janë ata, të para një shekulli.

“Shqiptarët nuk janë ata të para një shekulli por janë faktor kyç në Ballkan, dhe të orientuar drejt në konstelacionin e forcave botërore. Shqiptarët i kanë dy shtet dhe nuk do të lejojnë më që të cenohen interesat kombëtare dhe të vjen deri tek tkurrja e mëtejme e territoreve tona. Normalisht që jemi për zgjedhjen definitive te problemit shqiptaro-serb, se është shekulli i demokracisë dhe paqes, por duke i respektuar strikt interesat tona gjeografike dhe nacionale. Po ashtu aktivitetet rreth marrëveshjes së mundshme dhe bisedimeve që do të ndodhin, në mes të dy palëve, janë duke u aranzhuar në koordinim te plote me miqtë tanë ndërkombëtar dhe marrëveshja eventuale që do të vijë, nuk do të jetë në dëm të shqiptareve”, ka thënë Makolli.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...