Adem Salihaj: Vrasja e zyrtarëve të LDK-së ishte paraparë gjatë luftës - Bota Sot
Adem Salihaj: Vrasja e zyrtarëve të LDK-së ishte paraparë gjatë luftës

Politika

Adem Salihaj: Vrasja e zyrtarëve të LDK-së ishte paraparë gjatë luftës

Nga: N.H Më: 17 janar 2019 Në ora: 10:05
Adem Salihaj

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, në një bisedë për gazetën “Bota sot”, thotë se vrasjet e pasluftës ishin strategji për ta dobësuar, por edhe për ta frikësuar ketë parti.

“Vrasja e figurave të merituara të LDK-së ishte strategji për ta dobësuar, por edhe për ta frikësuar atë gjatë ballafaqimit për vota. Kjo ishte paraparë qysh gjatë luftës, sepse LDK-ja me autoritetin e saj dhe me Rugovën ishte barrierë e madhe që PDK-ja ta marrë pushtetin”, thotë Salihaj.

Sipas ish-deputeti të LDK-së, fakti se nuk janë zbardhur vrasjet e zyrtarëve të LDK-së tregon se të gjitha mekanizmat për zbulimin dhe gjykimin e krimeve janë në dorën e atyre që kanë kryer këto vrasje.

“Fakti se nuk është zbardhur vrasja e Smajl Hajdarajt, Enver Malokut, Xhemajl Mustafës dhe e plotë figurave tjera të LDK-së, tregon se të gjitha mekanizmat për zbulimin dhe gjykimin e krimeve janë në dorën e atyre që kanë kryer këto vrasje”, thotë ish-deputeti i LDK-së.

Ai shton se zbardhjen e këtyre vrasjeve do ta bëjë vetëm një shtet i mirëfilltë ligjor i Kosovës, që siç thotë Salihaj, vetëm atëherë kur institucionet e shtetit do të lirohen nga kthetrat e vrasësve.

“Zbardhjen e vrasjeve të figurave të LDK-së do ta bëjë vetëm një shtet i mirëfilltë ligjor i Kosovës, atëherë kur institucionet e shtetit do të hiqen nga kthetrat e vrasësve dhe kriminelëve”, shtoi ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Adem Salihaj, për gazetën “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...