Haziri: Mitrovica jo rastësisht ka mbetur “Thembra e Akilit”

Politika

Haziri: Mitrovica jo rastësisht ka mbetur “Thembra e Akilit”

Nga: D. B Më: 17 janar 2019 Në ora: 11:41
Ura e Ibrit

Njohësi i çështjeve politike, Ismet Haziri, ka thënë se një diplomaci e dobët e Kosovës dhe papërgjegjshmëri e politikës e ka sjellë Kosovën në pozicion.

“Pikërisht këto veprime e kanë sjell Kosovën në këtë pikë, duke i rikthyer kështu në pazare të territorit edhe përkundër kompromiseve të dhimbshme të “Planit të Atisarit” dhe argumentin e fuqishëm të “GJND” mbi të drejtën e plotë që Kosova e ka pasur në shpalljen e pavarësisë. Kosova e ka shpallur pavarësinë ne marrëveshje të plotë me SHBA-në dhe BE-në dhe si bazë, që përfshinë hapësirën territoriale. Pra ka qenë Kushtetuta e vitit 1974 dhe thirrje përcaktuese për demarkimin e kufirit, që shprehur juridikisht i bie(sovraniteti dhe integriteti territorial). Çdo pretendim ndryshe mbi kufijtë e Kosovës, është sulm mbi integritetin dhe e dënueshme. Por, e sëmura e këtij realiteti është fakti se politikanët tonë asnjëherë nuk janë sjell si përfaqësues shteti e shtetar para organizmave ndërkombëtar”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

Sipas tij, politikanët më shumë janë dukur vasal dhe lëmoshë kërkues dhe ky pozicion i ka sjell në inferioritet diplomatike.

Image
Ismet Haziri

“Serbia ka qenë dhe është një dhelpër e vjetër e diplomacisë dhe duke u viktimizuar, ka kaluar në ofensivë të sjell përsëri mbi tavolinë negocimin e territorit të Kosovës. Duhet pasur parasysh edhe rrethanat gjeostrategjike të cilat kanë ndryshuar, rirreshtimin e interesave të fuqive të mëdha e cila është më ndryshe se në decenien e fundit të shekullit të kaluar”, ka thënë Haziri.

Sipas tij, Rusia po rikthehet si “dinosaur” me ambiciet e saja drejtë gjahut Ballkanik.

“Në këtë rast gjithsesi se target është edhe Kosova në veçanti Veriu i Mitrovicës, si një xhep me pasuri minerare dhe me pozicion shume strategjik, ku ndër të tjera i siguron edhe një afërsi të daljes në Adriatik. Prandaj, Mitrovica jo rastësisht ka mbetur “Thembra e Akilit” për Kosovën. Pa dyshim se strategji e këtillë për njohësit e fushës nuk është befasues, që Serbia brenda BE-së të mbetet një aleat qorr i Rusisë, sikur që nuk është fare befasuese që Institucionet tona heshtin për këtë fakt. E them këtë pasi Institucionet e vendit nuk janë relevant për politika të mëdha dhe për ndikim në gjeostrategjik dhe sferën e interesave që zihen n laboratorët e fuqive të mëdha”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ismet Haziri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat