“Cirku politik” i Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Politika

“Cirku politik” i Agim Bahtirit për bashkimin e Mitrovicës

Nga: A.M. Më: 17 janar 2019 Në ora: 14:45
Agim Bahtiri dhe Kadri Veseli gjate derzimit te petecionit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ka dorëzuar kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli 16,594 nënshkrime të qytetarëve të peticionit për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Analisti politik, Nexhat Haziri ka thënë se kërkesë për bashkimin e Mitrovicës është pjesë e një cirku politik që nuk ka të bëjë asgjë më realitetin dhe rrethanat politike të krijuara atje.

 “E kam thënë edhe më parë se kjo është një ide populliste e kryetarit të Komunës Jugore të Mitrovicës, z, Agim Bahtiri që gjoja përmes këtij peticioni të bëjë siç thuhet bashkimin e Mitrovicës. Edhe ceremonia e dorëzimit të këtij peticioni nga ana e kryetarit Bahtiri te kryekuvendari Veseli për ta proceduar këtë peticion në Kuvendin e Kosovës, po ashtu është pjesë e një cirku politik që nuk ka të bëjë asgjë më realitetin dhe rrethanat politike të krijuara atje”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, ai është shprehur se Bahtiri po mundohet që përmes kësaj ide që t`i fsheh dështimet e tij si kryetar.

“Siç duket dikujt po i leverdisë të luaj me ndjenjat e qytetarëve dhe ti mashtroja ata. Agim Bahtiri si kryetari  i Komunës Jugore të Mitrovicës, më këto ide famoze po tenton që të fshehë dështimet e tij në qeverisjen e komunës në të cilën është zgjedhur që të iu ofrojë qytetarëve shërbime më të mira komunale, punësim në shkallën ashtu siç edhe ka premtuar  dhe të zgjedhe shumë halle më të cilat ballafaqohen qytetarët atje, në vend se të bej kësi lloj shoë politik”, ka theksuar Haziri për “Bota sot”.

Ai mendon se kjo ide e Bahtrit do të dështoj pas që është i njëanshëm dhe se Parlamenti i Kosovës nuk do të merret me të.

Image
Nexhat Haziri

“Të jemi realist nuk mund të ecet me asnjë ide apo propozim për qytetin e Mitrovicës nëse në të nuk janë të përfshira të dyja komunitete që jetojnë atje, pra shqiptarët dhe serbët dhe vetëm në këtë mënyrë, me bashkëpunim dhe kooperim të dy palëve do të mund të arrihet një zgjedhje për Mitrovicën si një qytet me dy komuna, i zhvilluar dhe i mirëqenë për të gjithë qytetarët. Çdo ide a plani i njëanshëm është i destinuar që të dështoj, pra edhe kjo ideja ''madhore: e Agim Bahtirit, do të dështoj dhe as Kuvendi i Kosovës nuk do të merret më të”, ka përfunduar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat