Mehmeti: Kemi një president që është në gjendje të jap çdo gjë për të shpëtuar veten

Politika

Mehmeti: Kemi një president që është në gjendje të jap çdo gjë për të shpëtuar veten

Nga: D. B Më: 17 janar 2019 Në ora: 16:02
Hashim Thaçi

Analisti politik Faton Mehmeti, ka thënë se, legjitimimi i ndarjes së Kosovës ka ndodhur në takimin mes Thaçit dhe Putinit, të cilit presidenti i Kosovës i premtojë dhënien e komunave serbe në Mitrovicë.

Ai konsideron se, në pikëpyetje është vetëm veriu, i cili po përflitet se do të mbetet nën protektorat ndërkombëtar.

“Rusia pa dyshim që dëshiron t’ia bëj dhuratë qytetin e Veriut Serbisë, që kjo e fundit pastaj ta mbështes në nisma të tjera në synime të Putinit. Kërkesa e Rusisë bëhet në këtë fazë të fillimit të Gjykatës Speciale, nga ku Thaçi është target i kësaj, madje edhe duke e ditur këtë gjë që Rusia po mundohet të shfrytëzojë rastin duke marr edhe bekimin e Thaçit. Kjo edhe mund të ndodh, pasi kemi një president që është në gjendje të jap çdo gjë për të shpëtuar veten. Me hyrjen e Serbisë në BE, nuk mund të ndryshohen kufijtë, andaj Rusia po kërkon që të merr sa më shumë nga Kosova, me bekimin e Thaçit”, ka thënë analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat