Historiani shqiptar: Vizita Putinit në Beograd, tregon se “qetësi në Ballkan nuk do ketë”!

Politika

Historiani shqiptar: Vizita Putinit në Beograd, tregon se “qetësi në Ballkan nuk do ketë”!

Nga: N.Sh Më: 18 janar 2019 Në ora: 08:28
Vladimir Putin, Aleksander Vuçiq

Historiani Safet Hasani e ka komentuar viziten e presidentit rus, Vladimir Putin në Serbi.

Historiani Hasani, thotë se, të gjitha ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë nga Serbia kanë dalë të jtë nxitje e politikave ruse.

Ndërsa, për Serbinë thekson se, ajo kërkon të i plotëson zbrazëtirat kriminale që nuk heshtën asnjëherë ndaj shqiptarëve.

Historiani Hasani, shton se vizita e presidentit rus në Serbi është pasqyr se nuk do të ketë “qetësi në Ballkanë”.

Image
Safet Hasani

“Serbia, me huliganizmin e saj në gjen, është shembull eklatant në Ballkan dhe Evropë! Ajo në thelbin e saj racist kërkon të “plotësoj zbrazëtirat kriminale”, që asnjëherë nuk heshtën ndaj shqiptarëve. Veprat e politikës huligane serbe që vepruan dhe mundohen akoma të veprojnë në disa qytete në veri, i treguan botës se çfarë janë ata me të vërtetë. Një gjë është e vërtetë, se: të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në Kosovë nga Serbia kanë dal të jetë nxitje e politikave ruse”, thotë ai, transmeton gazeta “Bota sot”.

“Vizita e djeshme në Beograd e presidentit rus, Vladimir Putin, është një pasqyrë që tregon se “qetësi në Ballkan nuk do ketë”, dhe mund të pritet krizë të re në Ballkan. Serbia çdo herë duke u mbështetur nga politika ruse, mundohen ta arrijnë qëllimet e tyre të egra, çdo herë duke krijuar kriza të reja në rajon. Popujt në Ballkan, në veçanti shqiptarët, duhet të kanë kujdes nga politika shtazarake “buzqeshja falso” e Serbisë, dhe t’i shkëpus çdo lidhje ekonomike, politike, shoqërore me ketë shtet!”, thekson historiani.

Ai shton se politika në Serbi ka në thelb huliganizmin si platformë të pavdekshme të politikes shtetërore ekspansioniste ndaj popujve dhe shteteve fqinje në Ballkan.

“Asnjëherë nuk duhet të habitesh me atë se çfarë bëjnë serbët! Pasi që, nëse shikojmë në aspektin historik, politik, diplomatik dhe kulturor, te serbet vërejmë huliganizmin shtetëror që nga Naçartanja, i cili konsiderohet si themeluesi kryesor i doktrinës së politikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë hegjemoniste dhe hetereogjene në Ballkan. Me një fjalë serbët kanë në gjen “Huliganizmin Shtetëror”!...

Por mos të harrojmë një gjë, se: “Dhimbjet dhe vuajtjet që i shkaktuan serbet shqiptarëve me shekuj “nuk harrohen”, as nuk falen!””, përfundon historiani Safet Hasani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat