Pas Çakorrit, Ramushi do të dorëzohet edhe ndaj taksës

Politika

Pas Çakorrit, Ramushi do të dorëzohet edhe ndaj taksës

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 18 janar 2019 Në ora: 20:06
Ramush Haradinaj

Mungesa e konceptit të të bërit shtet, për më tepër kur veprimet  që ndërmerren janë si rezultat i efektit emocional, zakonisht shkaktojnë më shumë dëme se sa dobi. Ajo çfarë po ndodh aktualisht në Kosovë ngjan me veprat e realizmit socialist, apo serialet latine në të cilat personazhet negative mbizotërojnë gjatë gjithë rrugëtimit  të saj, derisa në fund triumfon e drejta. Tek kjo pjesa e fundit ende s`kemi arritur, gjithsesi mund të flasim me bindje se epilogu mund edhe mos të jetë i lumtur.

Në aktualitetin politikë të saj Kosova ndodhet në një moment mjaft kompleks dhe delikat, derisa udhëheqësia e saj janë krejtësisht infantilë. Meqenëse po flitet me të madhe për taksën ndaj produkteve serbe, e që për pasojë solli edhe refuzimin e vizës për kryeministrin Haradinaj në SHBA, duhet theksuar se qeveria aktuale në mungesë të vizionit të të bërit shtet, me politika ditore po e dëmton vendin. Dëmet më të mëdha janë të karakterit si të brendshëm ashtu edhe të jashtëm. E gjendur në situate jo edhe të favorshme, Serbia po luan rolin e viktimës, duke përfituar edhe mbështetjen e SHBA në kërkesën e saj për heqjen e taksës.

Një qeveri e përgjegjshme dhe që ka vizion të ndërtoj shtet të drejtë dhe të shëndosh do të krijonte politika të mira për ekonominë, duke përkrahur prodhimet vendore dhe duke rritur numrin e të punësuarve. Kështu Kosova s`do të kishte fare nevojë për të konsumuar produkte serbe, e për rrjedhojë Serbia do të pësonte ekonomikisht dhe Kosova do të përfitonte gjithashtu. Me një kryeministër diletant dhe pa koncept shtetëror nuk përfitohet as mbështetja ndërkombëtare dhe as vendor. Këmbëngulja e Ramushit se s`do hiqet taksa pa e njohur Serbia Kosovën është sa e  pa vërtet aq edhe e pamundur të ndodh. Në veçanti në periudhën kur bisedimet me Serbinë as që mund të fillojnë pa hequr taksën , e lere më pa njohje. Zakonisht kryeministri Haradinaj propagandon shumë në qëndrime konstante në temat në të cilat ai gjithmonë lëshon pe, sic ndodhi edhe me Çakorrin e tani edhe me taksën. Zatën duke e njohur PDK profilin e kreut të AAK-së, e bëri kryeminstër që ta përdor si mashë.

Mungesa e vizionit për të zhvilluar vendin me reforma ekonomike,  dikur ish luftëtarin e zoti të luftës e ka shnëdrruar në politikanë të mjerë dhe fatkeqësisht edhe të dëmshëm. Sdo shkoj as ky muaj kur qeveria do të heq taksën ndaj mallrave serbe, e cila përveç zhurmës që krijoi nuk solli diçka afatgjate me çka Kosova do të mund edhe të ngjallej ekonominë e saj, pa qenë e detyruar të varet nga Serbia. Më kujtohet kur presidenti Rugova në zgjedhjet e para nacionale fliste për buallicën, lopën dhe grurin, disa injorantë nuk e kuptonin dhe e përqeshin. Mirëpo vizioni i tij ishte që Kosova ka mjaftueshëm resurse bujqësore me të cilat mund të vet ushqehet, pa pasur nevojën që të varet nga dikush tjetër.

Prandaj, kjo të na shërbej si mësim se shteti nuk zhvillohet me politika ditore populiste, por me vizion dhe punë konkrete. Kryeministri Haradinaj aty ku rrah gjoks se e ka njëmend, zakonisht aty edhe lëshon pe, jemi mësuar me te më, andaj përveç zhurmës asgjë pas s`do të mbetet. Shumë zhurmë për asgjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat