Thaçi dhe Vuçiqi luftojnë për çmimin Nobel

Politika

Thaçi dhe Vuçiqi luftojnë për çmimin Nobel

Nga: D.B Më: 18 janar 2019 Në ora: 22:35
Kushtrim Kadriu

Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandër Vuçiq siç duket tani me kursin politik që po ndjekin janë duke dashur ti hyjnë në hatër botës si asaj perendimore po ashtu dhe asaj Lindore.

Kështu ka vlerësuar kryetari i Lëvizjes " Vatra" Kushtrim Kadriu, i cili në një prononcim për "Bota sot" ka thënë se kemi një diskurs të njejtë politik në mes të Thaçit dhe Vuçiqit.

Sipas tij, në të njëjtën kohë në këtë rast kemi edhe lavdata,në mes dy presidentëve, dhe një gjë e tillë, deri më tani, nuk ndodh as në mes të qytetarëve serb dhe shqiptar, se lere më në nivel Presidentësh.

"Kemi një përafrim politik dhe mirë që ka ndodhur një përafrim i tillë, pasi duhet të kemi mardhënjë të qeta në mes të dy shteteve fqinje.Nuk mundemi tëre jetën të shkojmë në armiqësi aktive dhe të merremi me njëri-tjetrin. Sjelljet e dy liderëve duken sjellje njerëzish të matur në mes vete dhe si sjellje të kujdesshme nga ana e Thaçit për homologun Serb, përderisa Presidenti serb luan rrolin e viktimës dhe të djalit të urtë në këtë relacion" ka thënë Kadriu.

Ai konsideron se projektet e zgjidhjës së telasheve Shqiptaro-Serbe, janë nisur nga faktori ndërkombëtar.

"Pa dyshim kjo është evidente, pasi që edhe dialogu Kosovë-Serbi sponzorizohet nga faktori ndërkombëtar. Por shtrohet pytja cili është motivi i Thaçit dhe Vuçiqit që të zgjidhin tani këto telashe kur dihet se Thaçi është në perendim të karrierrës së tij politik “ashtu siç deklarohet ai edhe vet”. Pra ishte në qeverisje tash e dhjetë vite dhe nuk ishte ky vullnet , ky insisitim për ta gjetur zgjidhjën e këtij rubikoni në Ballkan. Por vallë shtrohet pyetja se përse tani tërë ky insistim??? Një gjendje te ngjajshme me atë të Kosovës ndodhet edhe Serbia dhe Vuçiqi i cili përballet me telashe të mëdha brenda vendit me protesta masive, pakënaqësi e revoltë të madhe qytetare" ,ka thënë Kadriu. Sipas të njëjtit, në parim duket se çështja e Kosovës nuk i intereson fort popullit Serb, pasi që janë lodhur nga politika demode serbe që nga vitet e nëntëdhjeta. "Nuk don ndonjë filozofi e thellë e as ndonjë informacion nga dora e parë, dytë apo tretë por një analizë e ngjarjëve nga kronologjia ,po shihet qartë se Thaçi dhe Vuçiqi janë duke bërë një luftë të përbashkët, për të fituar çmimin nobel për paqe, dhe ky trofe do ta bënte Thaçin një poitikan të nivelit ndërkombëtar , ku tani të gjitha kushtet për një ngjarje të tillë janë të plotësuara që ky supozim të mundë të bëhet realitet" , ka thënë kryetari i Lëvizjes "Vatra" Kushtrim Kadriu

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat