“Ky pushtet po bëhet i rrezikshëm”, paralajmërohet protesta masive në pranverë

Politika

“Ky pushtet po bëhet i rrezikshëm”, paralajmërohet protesta masive në pranverë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 18 janar 2019 Në ora: 22:37
Proteta e Lëvizjes Vetëvendosje, shtator 2018

Duke marre parasysh taksën për Serbinë, dështimin me liberalizimin e vizave, grevat në shëndetësi e arsim  dhe shumë ndodhi tjera, Kosova ka gjasa të hyj në një krize të thellë politike.

Njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se Kosova ka shumë probleme të brendshme që janë trashëguar vit pas viti dhe gjendja e saj tanimë veç se është rënduar edhe më shumë.

Sipas tyre, gjendja e rëndë në arsim, shëndetësi, drejtësi, ekonomi të prapambetur, papunësi e madhe, ikja e qytetarëve të Kosovës me viza pune drejt perëndimit, janë çështje jetike që një shtet si Kosova e bëjnë jofunksional.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së Drita Millaku, ka thënë për “Bota sot” se Qeverisja aktuale është përgjegjëse për grevat në shëndetësi dhe arsim me aktin e rritjes së pagave për veten.

Millaku: Dalja nga kriza është në zgjedhjet e lira

Sipas saj, përgjegjësi shtesë është mos liberalizimi i vizave pasi që nuk po arrin të përmbush kushtet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjën është hap i qëlluar por është dashtë të ndermirët në konsultim dhe harmoni me miqtë tanë perëndimor e sidomos me SHBA-në. Dalja nga kriza është në zgjedhjet e lira dhe ndërrimin e kësaj qeverie të lodhur nga parregullsitë dhe defektet serioze që kanë të bëjnë me qeverisjen. Qeverisja aktuale është përgjegjëse për grevat ne shëndetësi dhe arsim me aktin e rritjes se pagave për veten. Përgjegjësi shtesë është mos liberalizimi i vizave pasi që nuk po arrin të përmbush kushtet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjën është hap i qëlluar, por mendoj se shumë shpejt do të hiqet edhe kjo taksë”, ka thënë deputetja Millaku.

(Shkrimin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat