Kosova duhet të ketë një udhërrëfyes të qartë për të ardhmen e saj

Politika

Kosova duhet të ketë një udhërrëfyes të qartë për të ardhmen e saj

Nga: A.M. Më: 18 janar 2019 Në ora: 23:13
Ilustrim

Është paralajmëruar se Republika e Palauoit do ta tërheq njohjen ndaj Kosovës, por, një gjë e tillë është mohuar nga autoritetet vendore.

Rreth kësaj çështje, analisti politik, Faik Krasniqi është shprehur për “Bota sot” se Serbia po vazhdon me fushatën e saj të egër dhe perverse ndaj shtetit të Kosovës, por ndaj saj nuk po ndërmarret asnjë masë ndëshkuese për këto veprime.

“SHBA dhe BE na kërkojnë me ngulm që ta heqim taksen ndaj Serbisë, kurse në anën tjetër Serbia vazhdon me fushatën e saj të egër dhe perverse ndaj shtetit të Kosovës. Është e pandershme edhe nga ana e tyre që të kërkohet nga ne që ta heqim taksen, deri sa ndaj Serbisë nuk ndërmarrin asnjë masë ndëshkuese për veprimet e saj fashiste”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Ndërsa, i pyetur nga “Bota sot”, se cilat mund të jenë shkaqet që mund të qojnë një vend në tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës, ai është shprehur prapa një gjëje të tillë, qëndron Rusia.

Ai mendon se, duhet që të zhvillohen bisedime me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me Bashkimin Evropian për çështje e rëndësishme të Kosovës, në mënyrë që Kosova të ketë një udhërrëfyes të qartë për të ardhmen e saj.

Image
Faik Krasniqi

“Nuk ka asnjë shkak, por prapa këtyre tërheqjeve qëndron Rusia, një aleat i fuqishëm i Serbisë. Serbia nuk ka atë fuqi që të ndikoje në politikat botërore, por e ka aleatin e saj Rusinë që ja zgjedh punët e saj. Prandaj me SHBA dhe BE-në duhet ulur dhe biseduar për të gjitha çështjet, duke filluar nga dialogu, taksa, liberalizimi i vizave dhe një qartësi për Kosovën. Çfarë mendon SHBA, çfarë mendon Gjermania në anën tjetër. Kosova duhet ta ketë një udhërrëfyes të qartë për të ardhmen e saj. Janë ata pro ndarjes së Kosovës. Nëse janë pro, atëherë, pse Kosova të bëhet prapë viktime shkaku i apetiteve të një agresori si Serbia. Në 98 dhe 99 kjo Serbi vrau dhe masakroi mbi 13 mijë shqiptarë dhe zhduku mbi 3 mijë të tjerë. Të shpërblehet me tokë të viktimës agresori!”, ka përfunduar ai për “Bota sot”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat