Nga Vetëvendosja paralajmërojnë protesta për rrëzimin e qeverisë

Politika

Nga Vetëvendosja paralajmërojnë protesta për rrëzimin e qeverisë

Nga: D.B Më: 19 janar 2019 Në ora: 15:07
Protestat e VV-së, vitin e kaluar

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Drita Millaku në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se është përgjegjësi shtesë mos liberalizimi i vizave pasi që nuk po arrin të përmbush kushtet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjën është hap i qëlluar por është dashtë të ndermirët në konsultim dhe harmoni me miqtë tanë perëndimor e sidomos me SHBA-në. Dalja nga kriza është në zgjedhjet e lira dhe ndërrimin e kësaj qeverie të lodhur nga parregullsitë dhe defektet serioze që kanë të bëjnë me qeverisjen. Qeverisja aktuale është përgjegjëse për grevat ne shëndetësi dhe arsim me aktin e rritjes se pagave për veten. Përgjegjësi shtesë është mos liberalizimi i vizave pasi që nuk po arrin të përmbush kushtet që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit dhe me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjën është hap i qëlluar, po mendoj se shumë shpejt do të hiqet edhe kjo taksë”, ka thënë deputetja Millaku.

Image
Drita Millaku

Ajo ka thënë se dalja nga kriza, janë zgjedhjet e lira dhe ndërrimi i kësaj qeverie të lodhur nga parregullsitë dhe defektet serioze që kanë të bëjnë me qeverisjen. Gjithashtu, ajo nuk i përjashton as protestat.

“Kjo Qeveri e ka humbur rrugën në oborr. Opozita me kohë do të merr vendim për rrugën që do të ndjek dhe hapat që do të ndërmerr për të ndryshuar situatën dhe javën që vjen do të fillojë sesioni pranveror në kuvend dhe do të shohim se si do të shkojë situata. Nuk përjashtohen as protestat varësisht nga situata e krijuar”, ka thënë deputetja Millaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat