Ish-gazetari i luftës në Kosovë flet për dialogun me Serbinë: Shqiptarët po harrojnë se Serbia ka bërë masakra në Kosovë

Politika

Ish-gazetari i luftës në Kosovë flet për dialogun me Serbinë: Shqiptarët po harrojnë se Serbia ka bërë masakra në Kosovë

Nga: N.Sh Më: 20 janar 2019 Në ora: 11:42
Foto ilustrim, Vuçiqi, Thaçi dhe masakrat serbe në Kosovë

Ish-gazetari i luftës, publicisti Rexhep Shahu thotë se dialogu Kosovë – Serbi në Bruksel, nga kuvendarët shqiptar është prishur aq shumë me paqartësinë e tyre sa është bërë baltë.

“Mendimi im personal sa i përket historisë së dialogut shqiptaro serb është se e kanë bërë lloq, apo e kanë bërë baltë, e kanë fëlliqë kuvendarët shqiptarë me paaftësinë, pa zotësinë, paqartësinë e tyre”, thotë Shahu për gazetën “Bota sot”.

Ai thotë se, dialoguesit shqiptarë kujtojnë se fati i Kosovës varet nga Serbia, andaj po sillet si zyrtarë të Jugosllavisë.

Shahu thekson se, PDK-ja po e dëmton Kosovën.

Image
Rexhep Shahu

“Ende dialoguesit shqiptare kujtojnë se fati i Kosovës varet nga Serbia dhe duhet me iu lute Serbisë, duhet me u sjellë si zyrtarë të Jugosllavisë. PDK me çfarë po udhëheq e çfarë po krijon ekip me njerëz që nuk kanë as votat e familjeve të tyre, po e dëmton prapë Kosovën me maninë e saj sikur çdo gjë nis nga e para në Kosovë, sikur edhe dielli lind për herë të parë falë PDK”, thotë Shahu.

Ai shton se, të gjithë ata që harrojnë me dashje se Kosova është shtet, janë më të këqij se Serbia për Kosovën.

“Është kthim pas me u marrë me komisione grupe me u marrë sikur nuk ka shtet në Kosovë por veç janë do prisja do komandantë që i ka çua zoti për hatër. Gjithë ato që harrojnë me dashje se Kosova është shtet, se ka institucionet e veta kushtetuese, se askush nuk mund ti zhbëjë ato institucione, gjithë këto pra që kujtojnë se s'ka shtet dhe mohojnë institucionet, janë më të këqij se Serbia për Kosovën”, vlerëson ai.

Shahu thotë se, në bisedime duhet të përfshihen partitë kryesore politike, andaj edhe nuk duhet të harrohet se Serbia ka bërë masakra në Kosovë.

“Nuk mund të ketë bisedime as paqe të qëndrueshme nëse nuk përfshihen në ekip njerëzit me te zotët të partive kryesore politike që kanë votat dhe që janë ndërgjegje e popullit. Nëse përjashtohet LDK apo PDK çdo marrëveshje është sakatë. Dhe cilido bisedë me Serbinë duhet të sillet jo si ish koloni, nuk duhet të mahnitet nga Serbia e biseduesit serbë. Kuvenduesit shqiptare nuk duhet të harrojnë se Serbia ka bërë masakra në Kosovë”, potencon Rexhep Shahu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat