“Klasa aktuale politike, asnjëherë nuk i njohu përmasat e Rugovës dhe miqve të vërtetë”

Politika

“Klasa aktuale politike, asnjëherë nuk i njohu përmasat e Rugovës dhe miqve të vërtetë”

Nga: A.M. Më: 20 janar 2019 Në ora: 15:24
Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova me deputeten e LDK-se, Lirije Kajtazi

Të hënën shënohet 13 vjetori i vdekjes së presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili ndërroj jetë pas një sëmundje të rënd, por krijimtaria  dhe vepra e politike janë ende “gjallë” pasi që vuri gur themelin e shtetësisë së Kosovës.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lirije Kajtazi shprehet e nderuar që ka pasur rastin për ta takuar presidentin historik Ibrahim Rugovën.

Ajo për “Bota sot” ka ngritur lartë figurën e presidentit Rugova duke u shprehur se ishte një figure madhore në historinë e Kosovës se Re.

“Jam shumë e nderuar që kam pas rastin ta takoj nga afër dhe shumë e nderuar që ndjek kauzën e tij! Presidenti Rugova ishte një figure madhore në historinë e Kosovës se Re, siç dëshironte ta quante ai Dardanisë Antike, mbetet i pazëvendësueshëm. Ai arriti që një vend të robëruar  ta bëjë të lirë duke gëzuar simpatinë e botës”, ka thënë Kajtazi për “Bota sot”.

Më tej, ajo ka potencuar se klasa politike që po udhëheq tani nuk i njohën përmasat e Rugovës.

“E klasa politike që po udhëheq Kosovën sot, i ka lënduar këto miqësi. Ata kurrë nuk i njohën përmasat e Rugovës, të miqve të vërtetë  të saj, ata që sot nuk po i njohin as përmasat e Kosovës (të shtetit të Rugovës) të cilën edhe sot po e tkurrin”, ka përfunduar deputetja Kajtazi për “Bota sot”.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat