Taksa, skenar i Thaçit për ta rrëzuar Haradinajn?

Politika

Taksa, skenar i Thaçit për ta rrëzuar Haradinajn?

Nga: N.H Më: 20 janar 2019 Në ora: 19:24
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Analisti politik, Faton Mehmeti, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se koalicioni aktual nuk qeveriset nga vizioni, por nga emocionet momentale.

Sipas tij, vendi nuk guxon assesi që të acarojë raportet me SHBA-të, pasi siç potencon ai, pa SHBA-të nuk mund të mbijetojmë as një ditë të vetme.

“Besoj se Qeveria Haradinaj nuk qeveriset nga vizioni, por nga emocionet momentale, kjo edhe shkakton situata të tilla. Ne fakt Kosova nuk guxon assesi që të acarojë raportet me SHBA-të, duke qenë se pa SHBA-të nuk mund të mbijetojmë as një ditë të vetme. Kjo me ngjan me skenar të Thaçit që në njërën anë ka nxitur njerëzit e tij të propozojnë ketë takse, dhe në anën tjetër rreshtohet krah SHBA duke kërkuar tërheqjen e saj”, ka thënë Mehmeti.

Analisti politik me tej shton se Thaçi me kërkesat e tij rreth taksës do mundohet të përfitojë kreditë që do e dërgonin në një amnisti vetën e tij për hir të proceseve.

Image
Faton Mehmeti

“Defaktorizimi i Haradinajt i jep më tepër krah Thaçit që të shihet edhe nga ndërkombëtaret si njeriu i vetëm i besuar i tyre, me çka edhe do mundohet të përfitojë kreditë që do të dërgonin një amnisti për hir të proceseve”, ka thënë analisti politik.

Në fund, ai thekson se do të jetë taksa ajo që do e dërgojë vendin në zgjedhje, ngase Qeveria Haradinaj nuk do mund t'i përballoj presionet e SHBA-së.

“Taksa do hiqet patjetër, çdo vonesë do mund të qonte vendin në zgjedhje. Duke e parë tradhtinë që ia bëri PDK-ja me taksen, besoj se AAK-ja nuk do e lë me kaq lehtësi ketë çështje duke e dërguar vendin në zgjedhje e pastaj, duke e përdorur si atë çështjen e taksave për të përfituar vota. Besoj se taksa do e dërgojë vendin në zgjedhje, ngase qeveria nuk do mund t'i përballoj presionit të SHBA-së”, ka përfunduar analisti politik, Faton Mehmeti për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat