Pa Ibrahim Rugovën Kosova qe 13 vjet po qëndron e ngufatur dhe shpresë-thyer

Politika

Pa Ibrahim Rugovën Kosova qe 13 vjet po qëndron e ngufatur dhe shpresë-thyer

Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 20 janar 2019 Në ora: 22:53
Ibrahim Rugova

Presidenti RUGOVA pas 13 vjet ndërrim jete vetëm sa po kalitet në kujtesat tona si njeri i veçantë, i urtë, por jo i butë, njeri që njohu popullin e vet dhe artikuloi mrekullueshëm dhe koherentshëm me kërkesat politike për Kosovën që aq shumë e deshi dhe me fanatizëm politik krijoi opinionet publike ndërkombëtare në favor të saj.

Në 13 vjetorin e vdekjes, Presidenti historik  dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës dr. Ibrahim Rugova, është përkujtuar me fjalët më të mira nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Një personalitet i rrallë, i cilësuar si “Gandhi i Ballkanit”, nuk ka se si të mos i mungojë jetës politike e shoqërore në vend. Ai, si një dhe i vetmi, vlerësohet si një personalitet i rrallë, nga i cili breza të tërë do të frymëzohen për paqen dhe atdhedashurinë.

Stuhitë që po i kanosen Kosovës, si pasojë e politikanëve të etur për pushtet, sjellin gjithherë momente reflektimi. A thua si do të vepronte Presidenti Rugova përballë këtyre  rreziqeve? Dhe pyetja tjetër është se: Po të ishte Rugova gjallë, a do të vinte puna deri tek kjo përballje me të keqen?

Merovci: Rugova ishte  i urtë, por jo i butë

I pyetur nga “Bota sot” se si e kujton presidentin Rugova  në këtë 13 vjetor të vdekjes së tij, Adnan Merovci, njeriu më i afërt i tij është shprehur se e kaplojnë dy momente.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni nesër në gazetën kombëtare "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat