Zogaj: Vdekja e Presidentit Rugova ishte humbje e madhe kombëtare

Politika

Zogaj: Vdekja e Presidentit Rugova ishte humbje e madhe kombëtare

Nga: A.M Më: 21 janar 2019 Në ora: 07:47
Skënder Zogaj

Njëri prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të presidentit historik, Ibrahim Rugova Skënder Zogaj ka thënë se, në këtë 13 vjetor të vdekjes së presidentit Rugova, shqiptarët e ndjejnë zbrazëtinë e  pazëvendësueshme të strategut historik për çlirimin e shqiptarizmës nga robëria shekullore.

Por, ai është shprehur se është një ndër projektet që vdekja e tij e ka lënë të parealizuar.

“Në 13-vjetorin e kalimit në amshim të Presidentit Ibrahim Rugova, jam i bindur se  të gjithë shqiptarët, e në mënyrë të veçantë shqiptarët e Kosovës dhe të Luginës së Preshevës e të Pazarit të RI, e ndjejnë zbrazëtinë e  pazëvendësueshme të strategut historik për çlirimin e shqiptarizmës nga robëria shekullore e thundrës gjakatare serbe! Si njëri nga bashkëpunëtorët e tij, e di saktë se ky ka qenë projekti i Ibrahim Rugovës, që vdekja e tij e ka lënë të parealizuar! Dhe jo vetëm kaq: pa Ibrahim Rugovën Kosova qe 13 vjet po qëndron në grrahmë, e ngulftur dhe shpresë-thyer!”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Skender Zogaj

Gjithashtu, Zogaj ka theksuar se askush më asnjëherë nuk do të mund të jetë lider unifikues i përmasës së presidentit Rugova.

“Kjo tregon se vdekja e Presidentit Rugova ishte humbje e madhe kombëtare, nga më të mëdhatë në gjithë historinë shqiptare! Askush më asnjëherë nuk do të mund të jetë lider unifikues i përmasës së tij! Rugova është i papërsëritshëm prandaj, i falem shenjtërisë së kujtimeve për të dhe i jam falënderues Zotit që ma ka dhënë mundësinë që ta njoh dhe që të isha njëri nga bashkëpunëtorët e tij”, ka theksuar  për “Bota sot”, publicisti Skënder Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat