Skënder Hyseni: Shkuarja e hershme e Presidentit Rugova la boshllëk në skenën politike - Bota Sot
Skënder Hyseni: Shkuarja e hershme e Presidentit Rugova la boshllëk në skenën politike

Politika

Skënder Hyseni: Shkuarja e hershme e Presidentit Rugova la boshllëk në skenën politike

Nga: E.K. Më: 21 janar 2019 Në ora: 10:56
Skënder Hyseni dhe Ibrahim Rugova

Në një prononcim për gazetën “Bota sot”, Skënder Hyseni njëri ndër njerëzit më të afërt të Presidentit Historik Ibrahim Rugova, tregon se Rugovën e ka takuar së pari kur ishte student në vitin 1975.

Që nga zgjedhja e Presidentit Rugova në krye të LDK-së, Hyseni filloi të punonte në zyrën e tij dhe më vonë u bë këshilltar Politik i tij.

“Raportoja për takimet e tij dhe e shoqëroja në të gjitha takimet”, thotë Skënder Hyseni.

“Shkuarja e tij e hershme la boshllëk të madh në skenën politike në Kosovë, dhe ky boshllëk vazhdon edhe sot. Humbja e tij ishte humbje e madhe dhe pakontestueshme. Gjendja e tanishme në politikë flet më së miri se sa e rëndësishme do të ishte prezenca e tij në politikë”, thekson Hyseni.

“Presidenti Ibrahim Rugova karakterizohej me unifikim, tolerancë dhe gatishmëri për të vendosur interesin e Kosovës dhe atë kombëtar para së gjithave”, thotë ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...